E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica: MSA eshte pa asnje vlere

Ne Serbi eshte ashpersuar polemika mbi politiken evropiane. Kryeministri nacional-konservator, Vojisllav Koshtunica, e quajti marreveshjen mes Serbise dhe BE-se mbi nje afrim te metejshem te vendit te tij me Unionin si te pavlere juridikisht. Kampi pro evropian i Presidentit serb, Boris Tadic, nuk i ka bere ne asnje menyre ne emer Serbise nenshkrimet e marreveshjes, tha Koshtunica ne Beograd. Marreveshja nuk duhet te ishte nenshkruar, pasi pjesa me e madhe e vendeve te BE-se nuk e kane njohur Kosoven shtet te pavarur. Marreveshja e Asocim-Stabilizimit u nenshkrua dje ne Bruksel ne prani te Presidentit serb, Tadic. Koshtunica kryeson kampin e kritikeve te BE-se dhe ne rast fitoreje ne zgjedhjet e 11 majit do ta deklaroje te pavlefshme marreveshjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›