E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me tritol ish-policit

Fier- Atentat me tritol dyqanit te ish-policit te komisariatit Fier. Hetohet konkurrenca dhe hakmarrja per ndonje arrestim qe efektivi ka kryer gjate kohes kur ishte ne detyre, para se te dilte ne reforme. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:0 te mengjesit te djeshem ne lagjen "Kryengritja e Fierit", prane unazes se qytetit. Persona ende te pa identifikuar prej policise kane hedhur nje sasi prej 100 gram tritol ne dyqanin e artikujve ushqimore e industriale, me pronar Mynyr Buzi.

Demet materiale kane qene te shumta, ndersa ekspertet moren gjurmet e gishtrinjve qe zbuluan ne vendngjarje. Gjate marrjes ne pyetje ish-efektivi u ka shpjeguar kolegeve se ka mbyllur dyqanin ne oren 22:00 te mbremjes se marte dhe me pas eshte nisur per ne banese, jo shume larg biznesit qe ka nisur pas daljes ne reforme. “Rreth ores 02:00 kam degjuar nje shperthim te fuqishem qe me zgjoi nga gjumi dhe dola te shihja. Dallova re tymi qe vinin nga dyqani”, ka thene Buzi. Ne vendngjarje kane shkuar uniforma te shumta te policise dhe eksperte te antiterrorit. Burime zyrtare thane per gazeten “KJ” se eksplozivi pasi eshte ndezur me fitil eshte hedhur nga dritarja e pasme e dyqanit, pasi xhami ka qene i thyer.

Nga shperthimi jane thyer xhamat e dyqanit si dhe jane prishur frigoriferi, banaku, si dhe raftet. Demi i shkaktuar nga hedhja e lendes plasese mendohet qe te jete rreth 500 mije leke. Grupi i eksperteve te policise ka kontrolluar vendin e ngjarjes dhe ka fiksuar gjurme gishtash ne hekurat e dritares, qe i ka derguar ne Laboratorin Qendror te Kriminalistikes ne Tirane. Deri dje nuk ka pasur asnje person te ndaluar apo te shoqeruar ne komisarit, ndersa pritet verifikimi i te gjitha konflikteve qe ish-polici ka pasur me persona te ndryshem.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›