Dy vatra zjarri kercenojne qytetin
Dy vatra zjarri te shfaqura mbremjen e se dieles ne rrethin e Pukes, moren permasa te medha brenda disa oresh, duke krijuar nje situate te pazakonte. Vatra e pare u shfaq ne siperfaqet pyjore ne afersi te fshatrave Trun e Xath te komunes se Blerimit, duke kercenuar djegien e banesave. Vatra u lokalizua vetem pas disa oresh perpjekjeje, ndersa u dogjen 5 hektare me pyje. Nje tjeter vater zjarri ra ne rrugen kombetare, jo shume larg qytetit, ndersa policia dyshon se ka qene i qellimshem dhe dogji rreth 7 hektare me shkurre e pyje, pervec mbeturinave ku ishte dhe origjina e zjarrit. Zjarrfikesit kane hasur veshtiresi gjate depertimit per ne vendngjarje, pasi mungonte infrastruktura. Perpjekjet per te shuar flaket kane vijuar deri ne oret e para te mengjesit. Vetem reshjet e shiut ne mengjes, mesohet se zbuten disi situaten e krijuar nga flaket masive, qe po i drejtoheshin qytetit te Pukes.
R. Ll.
R. Ll.