E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te djege gruan, shqiptari i ve flaken Athines

Athine- Nje shqiptar eshte deklaruar si i dyshuar per ndezjen e nje prej zjarreve ne Greqi, teksa ne fakt perpiqej te digjte te gjalle bashkeshorten 27-vjecare, pas grindjes ne cift. Sipas medieve greke, emigranti, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte perpjekur te vrase gruan e tij diten e diel, duke i vene asaj flaken. Por, incidenti ka shkaktuar nje zjarr ne distriktin Ano Liosia, ku jetonte shqiptari 41-vjecar, i cili eshte arrestuar nga policia. Ngjarja sipas autoriteteve, ka nisur pas nje grindjeje mes ciftit per shkaqe familjare. Emigranti ne inat e siper, i hedh nje lende djegese ne trup gruas se tij per ta vrare. Por 27- vjecarja ka vrapuar neper rruge per te shuar zjarrin ne trupin e saj dhe aksidentalisht iu ve flaken shkurreve te zones. Temperaturat e larta dhe ererat kane ndikuar ne perhapjen e zjarrit ne zonen perreth dhe pyll. E plagosura, emri i te ciles nuk u publikua nga media vendase, u dergua menjehere ne spitalin e Athines per kurim, pasi kishte djegie te renda ne trup. Mesohet se i dyshuari, pas krimit eshte arratisur per t'i shpetuar arrestimit, por u kap pas disa oresh. Greqia eshte perfshire nga zjarre masive prej nje jave, shumica per shkak te temperaturave te larta, por autoritetet iu kane bere thirrje gjithe qytetareve qe te shmangin cdo lloj aktiviteti qe mund te nxise ndezjen e zjarreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›