E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vëllezërit Muka kapen me 1 milion euro drogë

Policia italiane bllokon 5 kg kokainë dhe 8 kg heroinë, të cilat dyshohet se trafikoheshin nga dy vëllezërit vlonjatë

Policia italiane u sekuestron 5 kg kokainë dhe 8 kg heroinë dy vëllezërve shqiptarë, që në tregun e narkotikëve kapte një vlerë prej 1 milion eurosh. Dy operacione të shkëputura kanë çuar në arrestimin e tre personave dhe bllokimin e lëndës narkotike. Në rastin e parë, skuadra e antidrogës nisi një hetim që e çoi policinë e veriut të Italisë në arrestimin e një korrieri shqiptar, që sapo kishte kaluar me automjetin e tij kufirin. Mediat italiane rapotojnë se kishte hyrë nga Holanda me një automjet BMV, seria 7, me targa të Gjermanisë, ndërsa droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit. Kokaina që pritej të hidhej në treg vlente rreth 500 mijë euro dhe ishte e ndarë në disa qese të izoluara. Në kuadër të të njëjtit hetim, antidroga e Frosiones mbrëmjen e së martës nisi kërkimin për dy vëllezër nga Vlora, të cilët mbulonin linjën e heroinës të kësaj organizate. Të dy operacionet u quajtën “Muka”, për shkak se kjo organizatë drejtohej nga dy vëllezërit Muka nga Vlora. Të dy vëllezërit u kapën në hyrjen autostradale të Romës, në një Mercedes A-Class, ndërsa në gomën rezervë të automjetit kishin 8 kilogramë heroinë pluhur, 100 për qind e paprekur dhe me vlerë maksimale, e cila shkon deri në 500 mijë euro në treg. Sipas policisë italiane, të njëjtit grup u janë sekuestruar vitin e fundit më shumë se 35 kilogramë heroinë dhe kokainë, ndërsa arrestimi i dy vëllezërve Muka konsiderohet si goditja më e rëndë dhënë kësaj organizate, për shkak se ishin dy vëllezërit që rezervonin pozitat më të forta në këtë organizatë, për shkak të lidhjeve në Holandë dhe në Shqipëri, ku siguronin futjen e kokainës dhe të heroinës në Itali dhe shpërndarjen e saj në zonën veriore të Romës.

=

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›