Procesi i numerimit Basha kryeson me 507 vota

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 majit ka hyrë sot në ditën e katërt, dhe beteja për Tiranën kryeqytet është bërë edhe më e fortë. Të dhënat e fundit të azhornuara nga KQZ bëjnë të ditur se tani është në avantazh Lulzim Basha me 507 vota më tepër se sa rivali i tij, ndërsa kanë mbetur ende 55 kuti votimi pa u numëruar.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Basha ka 110868 vota kundrejt Ramës që ka 110361 vota, ndërkohë që me numërimin e 427 kutive Rama kryesonte. Nuk ka përfunduar numërimi as në Durrës e as në Elbasan.
Në Elbasan janë numëruar 75 nga 96 kuti dhe kandidati Sejdini kryeson bindshëm ndaj Hushit të LSI-së. PS ka 20115 vota, ndërsa PD- LSI deri tani ka 13843 vota. Në Durrës janë numëruar 144 kuti nga 165 gjithsej dhe kandidati i PS Vangjush Dako kryeson me 29805 vota, kundrejt kandidatit PD që ka 26573 vota.