E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Ndalni bllokimin e njesise numer 5

Askush nuk duhet të pengojë numërimin e votave dhe të bllokojë finalizimin e garës ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Duke parë zhvillimet në KZAZ 49, ku gjenden kutitë e votuesve të njësisë numër 5, Erion Braçe në emër të PS-së kërcënon me bllokim të numërimit në të gjitha KZAZ-të e mbetura, Braçe tha se ligji do të veprojë mbi ata që pengojnë numërimin.

"Po t'i referohemi ekraneve të mediave tuaja, tani në këtë çast ne jemi ulur në çdo tavolinë numërimi të të katër njësive. Janë dy numëruesit tanë dhe vëzhguesit tanë në të gjitha tavolinat e katër njësive. Në pritje të fillimit të procesit të numërimit nuk kemi asnjë përgjigje nga njësia numër 5. Dërgoni kamerat atje dhe do shikoni të gjithë numëruesit që u paraqitën në tavolinat e numërimit që në orën 9 të mëngjesit janë në hotel Diplomat.

Mbahen atje të mbledhur nga Genc Ruli dhe Keltis Kruja, ky i dyti është banditi i tretë që i është shtuar procesit elektoral. Është prefekti i Tiranës që ka 5 ditë që qarkullon në gjithë Tiranën me 40 fuoristrada në të cilat ka armatim sa për të luftuar 10 orë rresht. Ky është banditi që ka prefekt sot Tirana dhe ky është banditi që së bashku me kriminelin Genc Ruli, po mbajnë peng në këto çaste njësinë numër 5.

I bëjmë thirrje policisë së shtetit të kontrollojë fuoristradat që shoqërojnë Keltis Krujën, që shoqërojnë Ferdinand  Ponen. Nëse brenda tyre nuk ka njerëz të autorizuar për armëmbajtje me leje atëherë t'i marrin t'i arrestojnë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë votën me qetësi, drejtësi dhe ndershmëri.

Përsëris edhe njëherë thirrjen për çdo qytetar të Tiranës. Të mblidhet pranë 4 qendrave të numërimit të votave, në shkollën "Vasil Shanto", në Laprakë, në shkollën e Kuqe dhe pranë Muzeut Historik Kombëtar"-tha deputeti socialit, Erion Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›