E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy viktima shqiptare, njëri vritet në Greqi, tjetri në Tiranë

Share

Brenda pak minutash janë raportuar dy vrasje, njëra në Lamia, Greqi dhe tjetra në Tiranë. Viktimat janë të rinj shqiptarë në dy raste. Në Greqi, pronari i një lokali ka qëlluar mbi shqiptarin. Mësohet se vrasja ka ardhur pas një sherri të mëparshëm mes një grupi shqiptarësh dhe pronarit të lokalit. Kur shqiptarët janë rikthyer, pronari i lokalit ka qëlluar duke lënë të vdekur njërin.

Ndërkohë raportohet se në Tiranë ka gjetur vdekjen një i ri si pasoja e goditjes me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur pranë Tregut Çam. Viktima, Klajdi Sejfullari është goditur me sende të forta nga dy pronarë dyqanesh. Dyshohet se ai ka hyrë për të vjedhë. Pak më herë u qëllua për vdekje edhe një person në Pogradec.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›