E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i majte: PS po bllokon reformen Qamil Xhani

Reforma zgjedhore dhe korrektimi i sistemit ne proporcional kombetar ka sjelle percarje brenda radheve te opozites. Kundershtite mes nje pjese te aleateve dhe kreut te selise roze kane dale dje hapur, gjate takimit te Edi Rames me anetaret e Opozites se Bashkuar. Pas takimit qe zgjati per rreth dy ore, ne seline e kreut te PS-se, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, u shpreh se nese nuk vendoset per rishikim te sistemit proporcional rajonal, reforma zgjedhore mund te bllokohet. Ai shtoi se nuk ka asnje garanci per opoziten ne zgjedhjet e ardhshme nese shkohet pa prekur pjeserisht sistemin. "Per sa kohe eshte evidentuar qe ka nje shkelje te se drejtes kushtetuese, qe ka te beje me barazine e votes, atehere nevojitet nje vullnet politik me qellim qe ky gabim qe eshte bere ne te kaluaren, te korrigjohet sa me shpejt dhe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Perndryshe ka rrezik dhe kete mos e merrni si kercenim, qe procesi i reformes zgjedhore te bllokohet", dje Milo per gazetaret, pas takimit me Ramen. Milo shkon edhe me tej ne deklaraten e tij duke thene se nese vazhdohet me sistemin aktual opozita rrezikon humbjen. "Opozita nuk mund te veje ne keto zgjedhje e papergatitur. Opozita nuk mund te beje bashkefajtorin me perfaqesuesit e mazhorances, me qellim qe te garantoje jo fitoren, por humbjen ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013", tha Milo.

Ndryshimi i sistemit nga proporcional rajonal ne proporcional me korrektim kombetar, eshte nje nga kerkesat e perseritura te aleateve te PS-se. Pak minuta per deklarates se Milos, ka qene koordinatori i Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj, ai qe ka zbutur tonet e bllokimit te reformes zgjedhore. Zogaj ka deklaruar se ceshtja e sistemit zgjedhor eshte e rendesishme per opoziten, por ajo nuk eshte nje kusht kundrejt mazhorances. "Korrektimi proporcional eshte nje kerkese, por nuk mund te themi se e gjithe reforma permblidhet ne kete pike. Jane disa pika qe ne i kemi bere te njohura pergjate komunikimeve qe kemi pasur me shtypin. Dhe nuk mund te them se mosgjetja e gjuhes per kete pike e con ne deshtim reformen zgjedhore. Natyrisht qe le nje pikepyetje te madhe", theksoi Zogaj. Ai shtoi se kjo pike e reformes zgjedhore nuk do te jete pjese e diskutimeve te PS-se dhe PD-se. "Opozita eshte ne favor te korrektimit kombetar, PS-ja gjithashtu, e cila eshte me prezent ne tryezen bipartizane. PS-ja e ka shtruar kete ceshtje dhe do e shtroje dhe ne te ardhmen me force kete opsion", tha Zogaj. Ne takimin e zhvilluar me dyer te mbyllura ka folur dhe Sekretari i PS-se, Damian Gjiknuri, i cili eshte pjese e komisionit te reformes zgjedhore.

Financimet e partive

Gjate takimit te aleateve dhe eksperteve te PS-se per reformen zgjedhore, drejtuesit e partive te vogla kane kerkuar qe ne ndryshimet e Kodit Zgjedhor te shikohet mundesia dhe per financimin e partive aleate menyre me te barabarte ne fushatat zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›