E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Gjermani insistojnë: Diego te Bajerni

Mesfushori i Verder Bremne, Diego (24 vjeç), është gjithnjë në
qendër të tratativave më të rëndësishme. Sipas medias gjermane,
të konfi rmuar më pas edhe nga gazeta franceze "L‘Equipe",
presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, nuk dëshiron të heqë dorë
nga Diego dhe në fund të sezonit braziliani do të kalojë në klubin
bavarez dhe jo te Juventusi. Hënes synon ta marrë Diegon për të
mbushur boshllëkun e lënë nga ikja e sigurt e Frenk Riberisë (26
vjeç) nga Bajerni i Mynihut. "E di se Diego shikon si zgjedhje të parë
transferimin në Bavari, ka thënë Hënes. Nëse dështojmë, atëherë
kemi Aleksandër Hleb, të cilin mund ta marrim kur të duam".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›