Dy vitet e kthesës
Mazhoranca qeverisëse ndodhet në momentin më komod që nga koha kur erdhi në pushtet në korrik të 2005-s. Pas ka lënë dy prej sfidave më të mëdha që kishte në momentin e marrjes së pushtetit, zgjedhjet lokale dhe zgjedhjen e Presidentit. Duhet thënë se kjo shumicë dhe veçanrëisht Partia Demokratike , i kaluan këto dy ndalesa pa shumë kosto. Megjithëse zgjedhjet lokale ishin një moment jo shumë pozitiv për këtë mazhorancë pasi humbi objketivat e saj kryesorë, pas pak muajsh arriti të rikuperojë gjithçka me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Për të gjithë që e kanë ndjekur me vëmendjen zhvillimet politike pas zgjedhjeve të korrikut 2005, është ende i freskët në kujtesë objektivi që opozita i vuri vetes. Një opozitë e çorientuar e dalë më e përçarë se kurrë pas këtyre zgjedhjeve , shënjestroi si qëllimin e saj më të madhe shkurtimin e jetës së këtij parlamneti dhe sigurisht të qeverisë Berisha. Edi Rama i ardhur në mënyrë shumë të diskutuar në krye të Partisë Socialiste deklaroi se do të bllokonte zgjedhjen e presidentit për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje kriza e presidentit dhe zgjedhjet e parakohshme u sanksionuan edhe në marrëveshjen e firmosur nga kreyetarët e partive të opozitës. Por jo çdo gjë ishte e shkruar të shkonte sipas vullnetit të Ramës apo të disa të tjerëve. Në një mënyrë apo në tjetër , shumica arriti të zgjedhë presidentin e vendit dhe shumë shpejt do të zgjidhë edhe çështjen e prokurorit të përgjithshëm. Deri tani këto dy çështje kanë shërbyer si një arsyetim për disa reformave të pa realizuar . Qeveria Berisha qe erdhi në pushtet me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe do të thellonte reformat në vend , në këtë dy vjet vetëm sa ka arritur të “kalojë klasën” duke mos arritur një nivel të kënaqshëm përsa i përket realizimit të premtimeve.
Pasi Bamir Topi ka zënë vendin e tij në Pallatin e Brigadave dhe ka vullnetin të mbështesë dhe nxitë reformat , dhe shumë shpejt Dhori Sollaku do të gjejë një “bursë studimi” në Amerikë duke u larguar pa shumë bujë nga detyra e tij, nuk mbetet asnjë pretekst për këtë qeveri dhe këtë shumicë parlamentare për të mos realizuar këto reforma.
Këto dy vite do të tregojnë realisht nëse kjo shumcë meriton të marrë një mandat të dytë qeverisës apo jo. Dhe këtë fakt më mirë se kush do tjetër e di vetë kryeministri. Ai di shumë mirë se qytetarët duan të prekin frutin e këtyre refomave për të cilat dëgjojnë aq shumë çdo ditë. Ndotja akustike që shkaktojnë zërat e poolitikanëve që bërtasin çdo ditë për reforma edhe pse në disa raste nuk e kanë idenë se çfarë janë ato në realitet, mund të zhvleftësojnë rëndëisnë e këtyre reformave. Prandaj lypset që kjo qeveri të rigjejë një ritëm të ri për realizimin e tyre.
Gjyqësori është një provë shumë e rëndësishme për mazhorancën. Refoma në këtë fushë duhet ti japë fund një herë mirë sistemit të korrupsionit dhe ryshfetit në dyert e gjykatave. Për më tepër duhet që kjo reformë të eleminojë imazhin e keq që ka sistemi gjyqësor si dhe të rikthejë besimin e qytetarit te shteti. Por kur përmenda faktin se shqiptarët duan që të prekin nga afër rezultatin e refomave, kisha parasysh qëllimin kreysor të një qeverie , përmirësimin e jetësës së qytetarëve. Në fund të fundit ky është dhe matësi kryesor i punës së një qeverie.
Vendi prej disa muajsh po përballet me krizën më të thellë energjitike dhe kjo sigurisht që ndikon jetesën e shqiptarëve më shumë se çdo gjë tjetër. Pa dashur ti vë faj vetëm kësaj qeverie për krizën energjitike, duhet theksuar se ajo ka shansin më të madh për të hyrë në histori si qeveria që nisi investimet konkrete në këtë fushë duke i dhënë zgjidhje një problemeve kryesore që mundojnë vendin. Prej disa ditësh të gjithë ne po dëgjojmë kryeministrin që po përmend disa shifra marramendëse për investimet në fushën energjitike. Pa dashur të paragjykoj optimizmin e kryeministrit duhet thënë se shqiptarët janë të tejngopur më premtime dhe shifra që nuk bëhen kurrë realitet.
Sigurisht që investime në energji nuk japin frutin e tyre për nj vit apo për dy, por të paktën kjo periudhë e mbetur deri në 2009 duhet patjetër të shërbejë për të filluar punën konkretisht për realizimin e këtyre projketeve. Nga ana tjetër Shqipëria duhet të zgjidhë përfundimisht problemin e infrastrukturës. Një vend që do të orientojë ekonominë e tij drejt turizmit , nuk mund kurrësesi të konkurojë në këtë treg me një infrastrukturë të tillë. Në kët dy vite një nga punët më të mira që ka bërë kjo qeveri ishte fillimi i punimeve në rrugën e Durrës-Morinë. Përfundimi i kësaj rruge me çdo kusht brenda afatit duhet të jetë një nga objketivat kryesore të qeverisë. Vetëm kjo do të bënte që shqiptarët të besonin për herë të parë se njerëzit që ata i besojnë votën janë në gjëndje të mbajnë premtimet dhe të realizojnë vepra të përmasave të tilla siç është kjo rrugë. Rëndësia e saj tashmë i kalon përmasat e projektit të çfarëdoshëm ekonomik. Ajo është më tepër se kaq , është proejkti më i madh kombëtar. Dy sfidat e tjerë që mund ti garantojnë një mandate të dytë kësaj qeveria janë legalizimet dhe pronat. Ndonëse në këto dy reforma duken në kundërshtim me njëra-tjetrën , ato zgjidhin përfudimisht një nga plagët më të mëdha që ka hapur tranziocioni i gjatë në Shqipëri. Kjo plagë është prona. Përfundimi i legalizimeve dhe vendosja e kontrolli të rreptë mbi territorin do të sillte dy zhvillime positive. Së të ardhurit nga zona e thellë që kanë ndërtuar në perifeëri të qyteteve të mëdha do të bëheshin pronarë të shtëpive të tyre dhe kjo do të çlironte në ekonomi një potencial shumë të madh finaciar. Dhe së dyti do të bënte që shqiptarët më në fund të mësonin të silleshin sipas rregullave. Po kështu edhe kthimi dhe kompesimi i pronave duhet të realizohet më shpejtësi më të madhe. Këto dy vite janë mundësia më e mirë që disa gjëra të ndryshojnë për mirë në këtë vend. Dhe këtë shans e ka kjo mazhorancë dhe kjo qeveri. Tani është koha për punë!!