E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liderët e Kosovës t’i kthehen botës reale

Proceset historike janë të ndërlidhura me disa elemente komplekse dhe mjaftë të vështira deri në arritjen apo edhe mosarritjen e një qëllimi të caktuar . Kjo vjen si rezultat i ndryshimeve të mëdha në marrëdhëniet dhe të drejtën ndërkombëtare të shteteve në histori dhe i kohës e cila ecën duke mos u ndalur asnjë sekond, sepse atëherë kur ndalet “ora e historisë”, ndalet e ardhmja e botës apo edhe e ndonjë vendi. Në këtë kontekst përvoja ka treguar se një ndër rajonet ku më së shumti ka lëmshe historike dhe procese të errëta si dhe nisje apo fillim që ecën ngadal dhe mbrapshtë është gadishulli ballkanik. Jo se këto probleme apo lëmshe ekzistonin më parë por se këto i sollën të ardhurit endacak që endeshin për të gjetur strehë ngase nuk kishin vend ku ta krijonin historinë , mirëpo për ta krijuar historinë ata nuk kishin se si tjetër veç me dhunë dhe me luftera të padrejta duke qenë të etur për territore te huaja , prandaj këto popuj pa histori janë ; sllavët e jugut respektivishtë serbët , romët aziatikë etj etj.

Kështu që nga ajo kohë e ethshme Ballkani u kthye në një kohë të zjarrët dhe me kërkesa mjaftë të mëdha duke mos pasur as arsyen e mirë e as logjikën e shëndosh njerëzore për të jetuar në paqe e lëre më si fqinjë . Nga kjo mund të themi se proceset që po ndodhin në shekullin XXI në këtë gadishull kanë hedhur në pah shumë gjëra që ende kërkohet kohë për t’u riparuar dhe ecur në drejtimin e duhur të historisë dhe kohës moderne .Sot sic dihet nyja e cila i zgjidhte që në fillim të gjitha problemet ,ka mbetur e fundit e kjo është zgjidhja e statusit të Kosovës , kjo cështje si duket po merr mjaftë kohë dhe është bërë si një ndër cështjet më karakteristike në botë dhe më komplekse ne historine e ballkanit dhe europes.

Megjithekete ardhja e trojkës SHBA,BE,Rusi në Prishtinë dhe Beograd është vetëm nje ndër arsyet se sa e vështirë është të zgjidhet një problem që është lënë peng që nga marrveshja e ambasadorëve në Londër dhe marrëveshjet tjera si këto , e të cilat lanë pasojat trashanike duke mos vepruar sipas së drejtës historike por në të kundërtën sipas qejfeve emocioanle dhe instiktive. Kjo zaten e ka sjellë Kosovën në një “qorrsokak ballkanik “dhe pa orientim të qartë . Përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare janë të mëdha por ato nuk maten me këto lëvizje ato duhet të tregojnë seriozitet dhe garanci se e ardhmja e këtij vendi është në duar të saj dhe të proceseve integruese e jo të dëgjohen mendjet e prishta si ato të Rusisë dhe Serbisë ngase të gjithë e dinë së ata më tepër krijojnë probleme se sa zgjidhin këtë e dëshmon edhe historia e diplomacisë .Të gjithë akterët nderkombetar serioz duhet ta thënë troç se ka ardhur çasti i së vërtetës për Kosovën dhe të ardhmen e saj e jo të merren me “formula demoniake” që vijnë nga retorika ruso-serbe dhe disa shtete europiane mjaftë dyshuese të cilat sigurishtë se i frikohen vetevetes e jo të ardhmes së Kosovës dhe statusit të saj.Ndërkaqë rifillimi i negociatave nga trojka SHBA, BE ,Rusi është një metodë ku ndoshta mund të ndodhin ndryshime dhe pozicionime në qasje më të ashpër , por ata si duket janë mjaftë të ngarkuar me shpejgimin e formulave deri te zgjidhja e këtij problemi këtë e vërejtëm e me ardhjen e tyre ne Prishtinë ku pame qartë se trojka është jounike dhe e paqartë rethë këtij procesi shtesë 120 ditësh.Asgje nuk verjetem , ndonjë formulë midis rreshtave , por vetëm se një arsye së këto negociata do jenë për një kompromis dhe konsensus nga palët , por a nuk bëri Kosova kompromis në kohën e emsiarit Ahtisaari kur dihet se ishte një kompromis historik i dhimbshem i shqiptarëve të Kosovës vetëm e vetëm që e ardhmja e tyre të jetë e qartë në strukturat euroatlantike ,ndersa të gjitha proceset që tani duken si shtesë janë vetëm mbshtjellim i së ardhmes dhe shtyerje e së drejtës së vullnetit të Kosovës për liri dhe pavarësi.Të gjithë e dinë sidomos historia e diplomacisë e tregon se në faza si këto të negociatave shtesë apo ta quajme si fazë e detajve nuk ka vend për zemërgjerësi dhe kompromise sepse të gjithë e dinë se të dyja palët si ajo e Prishtinës dhe Beograditë jane largë njëra-tjetres sa lindja me perëndimin , kështu që asgje pozitive nuk pritet veq në rast se fillohet me ndrrimin e qasjeve dhe realizmit të shëndoshdhe respektimit te se drejtes historike te popujve liridashes.Ndërsa pala e Kosovës nuk duhet të lejoj që në këte periudhe shtesë të luhet me “shkëmbime territoresh “, apo edhe me elemnte tjera dinake nga hudhja në tavoline cështjeve që shkojnë në dëm të tyre si p.sh. ndaraj , lënja e peng e Kosovës edhe për 20 vjet apo dhënja e Kosovarëve një repubilke pa sovranitet ,sepse do sjellte pasoja dhe rrjedhimishtë do e çonte rajonin drejtë detonimit dhe shktërrimit të së ardhmes së përgjithshme ballknike dhe europiane.Dhe krejt në fund pala kosovare respektivishtë liderët duhet urgjentishte t’i kthehen botës reale e të mos merren me “ëndrra rinore” duke përdorur “fraza të vdekura” por të qëndrojnë në këte kohë më afër qytetarëve dhe të jenë më të angazhuar , ta braktisin korrupsionin që i ka hyrë në gjak dhe t’i lene pushimet verore dhe kolltuket e bejglereve .Gjithashtu këta lider duhet të jenë më sy qelë dhe më afër këtij procesi historik sepse do mund t’i ik nga sytë dhe më pas nuk do mund ta shohin kurrë më Kosovën drejtë BE-së e as një Kosovë të pavarur me një të ardhme të sigurtë, ata gjithashtu duhet që të angazhohen e jo të jenë “gjumash të këtij procesi” sepse askush nuk do mund t’ia rregullojë punët e shtëpisë e as të ardhmen pa qenë të angazhuar ata në dinamikën pozitive, po ashtu këta liderë nuk duhet t’ia mbyllin këtij populli sytë ashtu që ata të mos shohin të ardhmen e tyre si dhe atë që po zihet në këtë “kazan të diplomacies” por ata duhet t’i tregojne kete kazane dhe problemet qe pozihen dhe të punojnë së bashku , ta ndërtojnë të ardhmen , ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e ekzistencës së tyre shtetërore dhe ekonomike sepse në të kundërtën Kosova do të mbete e askujtë dhe populli do e braktis vullnetin dhe do ikë nga ekzistenca e tij kombëtare dhe integruse në të ardhmen eruopiane.Prandaj koha ka ardhur që Kosova ose do e fitoj ekszitencën e saj shtetërore ose do vazhdojë ta kërkojë atë pafundësisht.

*Autori është i specializuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›