Shqiptari John Belushi së bashku me Elvis Preslin në shown e famshëm të Las Vegasit
Shqiptari John Belushi së bashku me Elvis Preslin në shown e famshëm të Las Vegasit: “Legends in Koncert”!
Kush ka qenë në Las Vegas dhe nuk është rrëmbyer nga magjia e tij?
Mrekullitë e botës të ndërtuara nga Zoti dhe njeriu i gjen vetëm në Las Vegas dhe askund tjetër, të paktën kështu thonë studjuesit e artit dhe të historisë botërore.
Aty të duket sikur të gjitha këto mrekulli nga gjithë bota janë thirrur në Olimp, pra në “Las Vegas”, për të shpërndarë bukurinë, shkencën, gjiganden, përpara miliona vizitorëve, që duken sikur janë ulur në shkallët e amfiteatrove, për t’u shfaqur në skenë, nën interpretimin e Nimfave, Zanave, Najadave, dhe deri tek Othellua e Ofelia, te cilet ju kanë rezistuar shekujve, për realizimet madhështore të tyre.
Aty prek realisht shkencën, sheh punën titanike të njerëzve dhe me vete thua:
O Zot c’ka bërë dora dhe mendja e njeriut!
Udhëtimi për në Las Vegas edhe pse sa del nga aeroporti për të shkuar në hotel, fytyrën dhe trupin ta rrahin valë nga më të nxehtat që mund të ketë ndjerë lëkura ime gjatë jetës, Las Vegasi prapë me atë nxehtësi është duke flirtuar me zemrën tënde, të paktën mua kështu më ndodhi, rashë në dashuri me prekjen e parë.
Las Vegasi qyteti i Parajsës dhe mëkateve
Fjala Las Vegas vjen nga spanjishtja meadows që do të thotë livadh, kullotë.
Kjo kullotë, livadh është kthyer në një nga qytetet më të populluara të shtetit të Nevadës, në Amerikë, për pushimet internacionale, për reklamat dhe shout më famozë në botë, për shpikjet shkencore, si dhe për kasinot më te mëdha.
Las Vegasi do të quhet ndryshe kryeqendra botërore për shfaqjet spektakulare, ku interpretojnë aktorët dhe këngëtarët më të mëdhenj të Hollivudit.
Qyteti i Las Vegasit është njohur dhe për përdorimin e alkoleve në cdo kohë, për divorcet dhe për vetëvrasjet më të larta në shtetin Amerikan.
Pikëerisht për këto po quhet shpesh dhe qytet i mëkateve.
Besohet që vendlindja e Las Vegasit të jetë e gjuhetarit John C.Fremont, i cili erdhi brenda luginës në 3 Maj 1844, ndërkohë që ishte pjesë e Meksikës.
Ai ishte udhëheqës i një grupi shkencëtarësh, informatorësh, që vrojtonin në shërbim të Korpsit ushtarak në SHBA.
Më 10 Maj 1855 Las Vegasi u bë aneks i Amerikës, ku Brigham Young së bashku me 30 misionerë Mormonë të udhëhequr nga William Bringhurst caktuan për të konvertuar popullsinë Painte Indiane.
Nje kala si fortesë ishte ndërtuar për të ndaluar udhëtaret gjatë korridorit të Mormoneve në Salt Lake dhe kolonisë së Mormoneve me një lulëzim të pakët në San Bernardino, California.
Las Vegasi ishte ndërtuar si një qytet hekurudhor në Maj 1905 më 44.5 hektarë e pronësuar nga Montana Senator, William A.Clarks’s San Pedro.
Ky qytet ishte pjesë e Likoln County deri nëe 1909, kur filloi si një pjesë e ndërtimi të Clark County.
100 vjetori i Las Vegasit u festua më 15 Maj 2005.
Legalizimi i kazinove filloi më 19 Mars 1931.
Ndërsa testi bërthamor atmosfërik është realizuar më 1951 deri më 1962
Qytetet simotra të Las Vegasit janë:
Huludao China
Pernik Bullgaria
Phunket Thailand
Angles City Philipine
Elvis Presli dha për 8 vjet rresht koncert, në hotelin e Las Vegasit Hillton.
Sapo mbërrijmë në hotelin gjigand Las Vegas Hilton, gjigandizmi i tij papritur më shuhet në sytë e mi kur në te djathtë të hotelit më shfaqet perpara statuja e Elvis Preslit, mbretit të rrokut, për shekullin e 20 të.
Pa hyrë në hotel menjëjeherë ndalova hapat dhe me kamer në dorë po fiksoja këtë statujë tepër simbolike për këtë vend.
Në pllakë ishte shkruajtur: “Elvis Presli mbreti i Las Vegasit!
Për 8 vjet rresht ai ka dhënë koncerte në sallën e shfaqjeve në Hillton hotel, ku është parë nga miliona shikues. E mjaftueshme të mbushësh vazon me trëndafila 25 herë.
Las Vegasi gjithmonë e ka të preferuar sepse këtu ka qenë kulmi i suksesit të tij.
Ai përherë do të jetë midis nesh. Te gjithe ne në Las Vegas Hillton hotel, ishim krenarë të prezantonim Elvis Preslin. Të gjitha dekorimet në hotel shkruanin:
ELVIS-ELVIS!
Las Vegas Hilton ishte shtëpia e Elvisit. Pjesëmarrja e tij është një legjendë për ne.
Pasi e lexova cfarë ishte shkruajtur në pllakë, pata një ngacmim të fuqishëm, për të lënë me vrap bagazhin dhe të shkoja të shikoja që ate natë shown “Legjenda” ku në cdo reklamë të qytetit, në hotele, në qendrat më kryesore, ishin vendosur reklamat:
“Legends in Koncert”!
Kudo komentohej, si show direkt, më i shkëlqyer në botë, ku shfaqej për të respektuar legjendat e artit, si: Elvis Presli, John Belushi, te njohur si Blue Brothers, Whiteney Houston dhe Ricky Martin.
Shqiptari Hollivudian John Belushi së bashku me Elvis Preslin në shown më të parë në botë, “Legjenda”.
Hoteli kazino Imperiale Palace ka kohë që prêt krahë hapur mijra spektatorë për të parë shown Legjends in Koncert.
Njerëzit nuk rreshtin së ndenjuri në radhë për të marr biletën për këtë show.
Salla ishte mbushur plot e përplot me spektatorë. Pasi ulemi në sallë së bashku me miqtë tanë shqiptarë, Violeta dhe Perparim Likollari, të cilët e dashurojnë artin, papritur në skenë shfaqet inerpretuesi i Elvis Preslit, pra në rolin e ikonës së muzikës botërore të shekullit XX nga këngëtari Harry Shahoian.
Që në momentet e para i veshur me kostumin e bardhë të qëndisur në fije ari, ashtu sic ishte shfaqur në shekullin e kaluar, Elvis Presli, në të njëjtën skenë, në të njëjtin vend, por me spektatorë të tjerë, sepse në këtë sallë ndodheshin dhe katër shqiptarë të ardhur nga vendi që e ndalonte muzikën moderne, nga vendi që dënoi një ndër këngëtarët më të famshëm të muzikës shqiptare me vite të tëra në burg, vetëm pse këndoi këngën e Bitëllsave: Let it be! Këngëtarin Sherif Merdanin.
Këto emocione të perziera më shumë se kushdo në sallë, besoj se i kishim vetëm ne, se ashtu siç më thoshte bashkeshorti im më vonë, duke parë këtë koncert, mendja shpesh më shkonte në kohen studentore, ku unë pata fat se i shijova të paktën ca kohë, këngët dhe vallëzimet moderne, të lejuara nga udheheqësit liberalë modernë, Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja, si këngët, festivalet e Sanremos, pra duke i dëgjuar dhe parë në TV.
Por ajo kohë u ndërpre në mes me pleniume…mbledhje…burgje!
Këngëtari Harry Shahoian elektrizoi sallën duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur dhe kënduar instiktivisht.
Ashtu në atë gjëndje herë herë të pakuptueshme të dukej sikur me të vërtetë, pranë, shumë pranë ishte Elvis Presli, ishte idhulli tënd, që aq shumë e kishja ëndërruar ta dëgjoja direkt në skenë.
Në mes duartrokitjesh ai thotë:
A jam unë mbreti i Rrokut? – Po i përgjigjemi njëzëri të gjithë!
Ndërkohë një çift simpatik amerikan që i kishja në krah, duke fshirë lotët që ju rrëshqisnin në faqe përgjigjeshin: No, You are not!
Me sa duket mendonin që akoma nuk ka lindur një Elvis Presli i dytë.
Harry Shahoian ka mbi një dekadë që interpreton këngët e Elvis Preslit, në memorie të mbretit të Rrokut.
Qëkur është lejuar të japi shfaqje në Las Vegas, audienca është rritur së tepërmi, dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij muzikore.
Ai po sjell në skenë talentin karrizmatik, zërin, artistin më seksi të shekullit të kaluar dhe njëkohësisht shfaqjet e mirëfillta të Elvis Preslit.
Ndoshta, ndoshta këta interpretues janë dhuratë nga Perëndia për të na sjellë legjendat botërore, e bashkë me mbretin e Rrokut edhe legjendën shqiptare: aktorin komedian,
John Belushi me gjak nga mbretëria Ilire.
Ja mes duartrokitjesh të fuqishme në skenë dalin papritur interpretuesit më në zë të Legjendës: Dan Meisner dhe Joe Messina në rolin: “Blue Brothers” të veshur me kapele të zeza, syze të errta, dhe me një zë të ëmbël blue sounds, në anën e Misisipit.
Djemtë kanë ardhur prapë në qytet me përkushtimin e spektaklit më original dhe më të suksesshëm në botë.
Ata janë aktore dinamike dhe muzikantë të shquar. Ata duan të nderojnë aktorin Hollivudian, John Belushin, i cili në Prill të 2004 es pas 22 vjet të vdekjes u nderua me yll në rrugën famoze të Hollivudit, yll që e marrin vetëm njerëzit më të shquar në botë.
Aq shumë ishte i dashuruar pas muzikës rrok, sa dhe tek varri i tij gjendet epitafi:
Unë mund të vdes një ditë, por rock n’ roll do të jetojë përgjithmonë.
Ai vinte nga një familje shqiptarësh që emigruan në shekullin e kaluar, edhe pse i ati dëshironte që të merrej me biznesin e restorantit, ai asnjëherë nuk e pranoi atë.
Kariera e tij drejt artit po lulëzonte që kur dhe në universitet e zgjodhën si mbretin e Universitetit, si studentin më popullor, traditëe e hershme amerikane në shkolla.
Në fotografinë reklamë që është botuar kudo në revista për filmin Blue Brothers luajtur nga John Belushi dhe Dan Aykroyd shkruhet diçitura:
Ju asnjëhere nuk mund t’i prekni ata:
Ata jane në mission, nga Zoti.
Të gjitha këto e ngacmonin memorjen time paksa, edhe pse unë ishja e tëra e përpirë nga interpretimi dinjitoz i muzikantëve dhe aktorëve Dan Meisner dhe Joe Messina.
Ata sollën kaq pranë John Belushin, sa sic do të na thoshte një miku ynë amerikan që shkon rregullisht në shout e Brodueit, se unë e shikoja shfaqjen e tij cdo të shtunë, në shown “Saturday night live, i cili ishte programi më i parë në Amerikë në stacionin tepër të njohur në NBC. Jini krenarë që e paskeni nga vendi juaj, por njëkohësisht dhe unë ndihem po aq krenar se u lind dhe u edukua në këtë vend të lirë.
John Belush në Blue Brothers me lëvizjet e trupit, zërin e tij, mimikën e fytyrës, tronditi botën, veçanërisht botën e artit në Hollivud.
Ne, shpesh vazhdonte miku amerikan kujtojmë fjalët e tij:
I’m a king bee, buzzin round your hive.
Whitney Houston një legjendëe tjetër në këtë koncert
Gjithë salla e pushtuar nën efektet e tingujve të muzikës prisnin me padurim të dilte inerpretuesja tjetër si Whitney Houston.
Nën këto emocione në sallë ushton si jehonë, por tejet femëror:
Kënga “My love is your love” që ka fituar cmimin Grammy, dhe që është shikuar nga miliona amerikanë dhe miliona njerëz në botë, ndodhej pranë nesh, si pjesë e këtyre miliona njerëzve.
Ajo zë një vend të veçantë në industrinë e rekordeve, ëeshtë një superstar ndërkombëtar.
Ka zërin më të arrirë në gjeneratën e saj.
Rekordet thonë se janë shitur 170 milionë albume, çka e bëjnë Whitney Houston një legjendë të vërtetë.
Duke u perfunduar shown me këngën: “ Viva Las Vegas”, së bashku me interpretuesit e tjerë të legjendës ku nuk mungonte dhe Ricky Martin, u bashkuam së bashku me duartrokitje, dhe të çuar në këmbë këndonim: “Viva Las Vegas”, “Viva Las Vegas”
Ndërsa brenda zërit të shpirtit tim në heshtje thoshja:
“I perjetshëm qoftë kujtimi i shqiptarit legjendë: “John Belushi”!
Një takim i paharruar me artistët “Legends in Koncert”
Mbasi mbaroi kënga: “Viva Las Vegas”, nën tingujt e muzikës, në holl takojmë këngëtarët, aktorët që interpretuan shown më famoz;”Legjends”
I them drejtorit të koncerteve një djalosh tejet i sjellshëm se duam të takohemi me interpretuesit “Blue Brothers”, mbasi ne jemi shqiptarë dhe John Belushi ishte nga vendi yne.
Oh, Albania, Oh Albania, ai me një buzëqeshje të hijshme na thotë: - ju lutem vetëm qëndroni këtu, se nuk mund t’ju gjej dot!
Papritur drejt nesh erdhën aktorët Dan Meisener dhe Joe Messina duke thirrur: Albania, Albania! John Belushi was from Albania!
Do të bëjmë një fotografi së bashku me duar në qafe se John Belushi ishe very very lovely!
Në ato momente me të vëertetë të dukej sikur ishje takuar me gjakun tënd, me Shqiperinë, që aq shumë mund e djerse i ishte dashur per t’u ngjitur në këto shkallë.
Pasi e pyes se si ndiheni pas koncertit?
Ai me një mirësjellje dhe tepër entuziast më përgjigjet se ne nuk duam kurrë që ky show të ndërpritet, pra të jetë pa fund, në nderim të artistëve të medhenj të Hollivudit, John Belushit, Elvis Preslit, Whitney Houston dhe Ricky Martin.
Ne do t’i themi vëllait të tij, Jim Belushti, ju premtojmë, se në Las Vegas takuam katër shqiptarë që nuk pushonin së duartrokituri.
Mbas këtij takimi të paharruar, pranë nesh ndodhet interpretuesja e Whitney Houston, Jazmine.
Pasi bëjmë disa fotografi së bashku, e pyes se a kishte dëgjuar për Shqipërinë?
Menjëherë më thotëe për Nënë Terezën, ku me të vërtetë u ndjeva dhe më krenare, me çfarë njerëzish prezantohej Shqipëria në botë, me njerëzit që kanë vënë emrin shqiptar në Fondin e artë Botëror.
Meqënse ishte një këngëtare në karierë, vazhdoj ta pyes për Toni Dovolanin?
Më përgjigjet se jam një nga fansat e tij, ai duhej të fitonte vendin e parë në shown më të parë televiziv në ABC: “Dancing with stars”!
Në fund e ftoj për të marr pjesë në një dasmë shqiptaro-amerikane në New York, ku nuk do të mungojnë arti dhe muzika shqiptaro-amerikane.
Ajo me shume dëshirë më pergjigjet se do të vijë.
Kur une i them se e kemi më 25 Gusht, atëhere menjëhere thërret menaxherin për të parë se a kishin ndonjë koncert në këtë datë?
Në program ishte shënuar që Jazmine kishte show ne Las Vegas dhe ishte e pamundur ardhja këtu.
Atehere më kërkon biznes kartën për të pasur kontakte të mëtejshme me këtë këngëtare tepër të talentuar dhe mjaft simpatike.
Përqafohemi së bashku duke e falënderuar për kohën që na kushtoi, ndërkohë njerëzit ishin në radhë për të bërë fotografi me artisten.
Në princeshën e shkretëtirës Lake Mead
Las Vegasi nuk njihet në bote vetëm për kazinotë më të mëdha, për showt më të bukura, por njëkohësisht dhe për mrekullitë botërore, për ndërtimet gjigande që rrallë ndërtohen në shekuj.
Qytetin marramendës të Las Vegasit nuk mund ta vizitosh për një javë, aty do të duhen javë të tëra për t’i parë dhe shijuar ato mrekulli, mirpo kjo për njerëzit që janë në punë është e pamundur për të qëndruar shumë gjatë.
Duke planifikuar për të shkuar në disa mrekulli pas netëve të magjishme me show, midis shumë prej tyre, ne zgjodhëm Lake Mead dhe Hoover Dam, e thënë ndryshe Princesha e shkrëtetirës.
Lake Mead dikur shkretëtirë e kullotë, sot eëhtë kthyer në rezervuarin më të madh të Amerikës. Ndodhet në lumin e Kolorados rreht 48 km në Jug të Las Vegasit, Nevada.
Kjo shkretëtirë e kthyer në liqen, nga mendjet e ndritura të inxhinierëve dhe puna patriotike e njerëzve bëri që miliona njerëz të kenë ujë të bollshëm dhe të shpëtojnë njerëzit nga sëmundjet e ndryshme.
Ky liqen u sherben gjashtë shteteve me energji dhe ujë si: Arizona, California, Colorado, Nevada, New Mecsiko, Utah.
Puna disa vjecare duke negociuar me ligjin dhe shtetet e ndryshme, arritën qe t’ja fillojnë punës kolosale.
Dy vjet më vonë më 1921 Kongresi autorizoi shtetet për të filluar punën.
Lake Mead të afron notimin, peshkimin, ngjitjen në shkëmbinj, që pothuajse qëndrojnë si roje rreth e rrotull liqenit, kafshët e egra, të adaptuara për të mbijetuar në vende ku shqisat janë të pakta dhe temperatura të shpon si shigjete.
Shumë njerëz vinë për t’u qetësuar në bukuritë e liqenit, shkëmbinjve dhe tokës.
Vizita 90 minutëshe rreth e rrotull liqenit me Lake Mead Cruises ishte një udhëtim ideal për të parë dhe prekur ujin blu të thellë dhe njëkohësisht shikoje se çfarë pune kolosale ishte bërë në këtë shkretëtirë.
Vende, vende nëpër shkëmbinj dalloje lule te mbira, por që kërcellin e kishin plotësisht si fije floku, plakash të bardha, nga thatesira e madhe dhe temperature teper e larte.
Në këto 90 minuta shikon një pamje të rrallë një spektakël të magjishëm, që rrallë njeriu e shijon në jetën e tij.
Hoover Dam një nga shtatë mrekullitë moderne të mendjes inxhinierike
Nga Lake Mead mund të ecësh midis Nevadës dhe Arizonës, të shikosh Hoover Dam, hidrocentralin më gjigand, që pas shpikjeve të Egjyptit, ky është zbulimi më i madh i shekujve.
Ky projekt kolosal botëror zyrtarisht ishte njohur me emra të ndryshëm deri më 1931, dhe hedhja e fundit e betonit ishte bërë më 1935.
Hoover Dam është diga më e thellë dhe struktura më e madhe botërore inxhinierike.
Ky hidrocentral e ka marr emrin Hoover Dam për nder të Presidentit te 31t në SHBA.
Ka qenë quajtur gjithashtu Boulder Dam, por Hoover Dam u vendos ligjërisht nga Kongresi më 1947.
Pra është njëkohësisht gjeneratori më i fuqishëm i Amerikës.
Çdo viziitor që do të shkonte të vizitonte digën, duhej të kontrollohej nga sistemi i sigurimit për ndonjë terror.
Pasi na merr shoqëruesi për të shkuar në fund të digës që nuk ishte pak por gati sa një pallat 86 katësh ku áshensori të çonte për 9 minuta poshtë.
Ciceroni me një timbër të veçantë, filloi të spjegonte për këtë punë të jashtëzakonshme që ishte ndërtuar nga mendja e ndritur e shkencëtarëve dhe puna kolosale e njerëzve.
E dhimbshme ishte kur shpjegoi vdekjen e 96 punëtorëve zyrtarisht dhe 400 e ca të tjerëve të vdekur më vonë spitaleve nga pneumonia ose helmet që merrnin.
E trishtueshme për mua ishte kur në muzeun brenda tij lexova që një punëtor ndërtimi duke u larë në dush, në vend të ujit ishte derdhur pluhur çimento, i cili ishte mbytur atutomatikisht dhe kishte vdekur.
Në fakt për mua vajtja në këto thellësira ishte jo shumë e kënaqshme, seç të jepte një lloj presioni, një shtypje të brendshme, pavarësisht se unë imagjinoja që të shikoja rrjedhjen e ujit, mundin, mrekullinë.
Aty në fakt jo vetëm që shikoje turbina gjigande, por dhe i prekje, afektoheshe në madhështinë e asaj mrekullie, dhe në fund të fundit shikoje gjithë atë ndërtesë që gjallonte nga uji brenda në turbinë, në tunele pa fund, ku ajri vinte vetëm nga kondicionerët, në momente të caktuara shpesh thoshja:
O Zot kur do dalim në diell, në ajër, në tokë?
Aty pashë dhe preka heronjtë e vërtetë, aty ndesheshe me jo të zakonshmen.
Lexova dhe për pagat e punëtorëve se sa shpërbleheshin në atë kohë.
Një punëtor paguhej me 62.5 cent ne ore, shoferi paguhej me 1373 dollar në vit, një mjek paguhej me 3382 dollar ne vit.
Pjesa më titanike që do më ngelet në kujtesë do të jetë: Se shumë burra punëtorë punonin të lidhur me zinxhirë pa vënë këmbët në tokë, duke thyer shkëmbinj, gure, betononin, ndërsa fotot e tyre qëndronin si dëshmi dhe heronj të gjallë si në balada.
E gjithëe kjo punë ishte derdhur në dy skulptura. Nje skulpturë qëndronte me një punëtor të lidhur me zinxhirat e sigurimit, dhe nje tjeter me punëtorin amerikan dhe palët e flamurit.
Ky hidroncentral gjigand mund të furnizojë cdo njeri në botë me 5200 gallon për person, dhe nqs shpërthen ( Zoti e ndalon) mbulon deri Pensilvaninë me 25 cm uje.
Largohemi nga Hoover Dam ku çdo turist në shenjë nderimi dhe respekti preknin dhe ledhatonin këmbët e Heroit ne skulpturë, të cilët sakrifikuan jetën për të shpëtuar miliona amerikanë nga thatësira, sëmundjet dhe shkretëtira.