E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjet burg për shoferin që aksidentoi me vdekje ish-ministren Esmeralda Uruçi

Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e djeshme me dy vjet burg drejuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje disa muaj më parë, ish-ministren e Kulturës, Esmeralda Uruçi.

Artan Kotarja u shpall fajtor për akuzat e “Shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Ai është gjukuar në gjendje të lirë dhe do të vazhdojë të qendrojë i lirë, pavarësisht vendimit të djeshëm, deri sa çështja e tij të shqyrtohet edhe nga Gjykata e Apelit.

Esmeralda Uruçi u aksidentua në dhjetor të 2011 teksa udhëtonte në makinë me bashkëshortin e saj në autostradën Tiranë-Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›