E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Nëse punoni fort mund të merrni statusin

Ai theksoi se raporti për Shqipërinë përpilohet në fund të muajit shtator.

“Siç e dini edhe ju, në vjeshtë të këtij viti del raporti i progresit për Shqipërinë. Në këtë raport do pasqyrohet periudha nga tetori 2011 deri në shtator 2012. Dëshiroj të kujtoj se sa i përket progresit varet nga ligjet që janë miratuar dhe masat që janë zbatuar. Më duhet t’ju them që sot nuk do bëj atë që prisni. Nuk do ta paraprij raportin e progresit, nuk do ju tregoj cilat janë gjetjet e tij. Këto gjëra do bëhen të qarta në fund të shtatorit e fillim të tetorit”, deklaroi Sequi në një konferencë shtypi.

Ai përshëndeti arritjet e derimëtanishme dhe zbatimin e marrëveshjes së nëntorit midis klasës politike në vend.  “Fakti që është emëruar Avokati i Popullit, që janë miratuar disa ligje me 3/5, kodi zgjedhor dhe duke gjykuar se ku ishim para nëntorit e dimë se kemi ecur përpara. Por, duam të shikojmë përfundimin e reformës parlamentare. Miratimi i ligjeve për gjykatën administrative është një hap pozitiv, megjithatë janë edhe 3 ligje të tjera thelbësore. Ligji për Gjykatën e Lartë ende i pa miratuar, sistemi i imuniteteve të zyrtarëve dhe gjyqtarëve duhet ndryshuar”, u shpreh ambasadori.

Ai kërkoi që dialogu midis mazhorancës dhe opozitës duhet të vazhdojë për të përmbyllur reformat e mbetura, siç është heqja e imunitetit, duke nënvizuar se për integrimin duhen pushime. “Është tepër e rëndësishme që mazhoranca e opozita të vazhdojnë bashkëpunimin për këto çështje të rëndësishme. Mazhoranca dhe opozita kanë mundësinë të bashkëpunojnë, të kenë një dialog konstruktiv. Ne do donim reflektim për çështjen e heqjes së imunitetit. Përdorni kohën e mbetur në mënyrën më të mirë”, deklaroi Sequi. Në fund, Sequi u foli shqiptarëve dhe veçanërisht klasës politike në vend: “Drejt Evropës të përbashkuar, jo pushim, por integrim”. /Start/

                                                                                             2012-07-26 16:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›