Dy ditë para 21 janarit, Imami bleu aparaturat përgjuese dhe snajpera
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ende nuk e pranon blerjen e pajisjeve përgjuese, me të cilat dyshohet se ka përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj. Por, sipas gazetës Shekulli, e cila zotëron dokumentacionin, Arben Imami ka urdhëruar blerjen e pajisjeve përgjuese pikërisht dy ditë para 21 janarit.
Snaiperë, automatikë, dylbi me rreze infra për të parë natën, pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi deri tek rrip përgjimi, janë pajisjet që Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar të blihen para 21 janarit
Imami ka vepruar me një shpejtësi të madhe, sa brenda një dite, jo vetëm lëshon urdhra, por edhe autorizon MEICO-n për blerjen e pajisjeve speciale për llogari të SHIU-t. Ai ka firmosur autorizimin për procedurat nëpërmjet të cilave do të bliheshin pajisjet speciale, me një fond limit prej 179.2908 euro.