E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Felaj Ruli abuzoi me kompanine italiane

Partia Socialiste akuzoi perseri diten e djeshme ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli per abuzime ne dhenien e koncesioneve per ndertimin e HEC-eve mbi lumin e Bences. Deputetja Ermonela Felaj u shpreh se Ministria e Ekonomise ka bere dy procedura konkurrimi per koncesionet mbi lumin e Bences ku ne te parin gjate konkurrimit kompania italiane Radici Energy SPA kishte kerkuar nje informacion zyrtar dhe te ligjshem mbi koncesionin dhe perfitoi sipas saj vetem skualifikimin nga tenderi. Per dhenien me koncesion te ndertimit te hidrocentralit Bence-Progonat jane zhvilluar dy gara te dyja te shenjuara nga parregullsi te konsiderueshme. Keto gara jane shpallur me vendime te Keshillit te Ministrave. Ne garen e pare pikerisht ate te shpallur me vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 549 date 29.8.2007 moren pjese disa shoqeri. Njera prej shoqerive pjesemarrese me konkretisht shoqeria italiane Radici Energie Spa i ka kerkuar paraprakisht METE sqarim lidhur me kushtet hidroteknike Por respektimi i kesaj direktive te perpiluar nga vete METE rezultoi fatal per kompanine ne fjale sepse pikerisht respektimi i kesaj direktive sherbeu si sebep per skualifikimin nga gara te kesaj shoqerie - tha Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›