E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit arrest per 55 te akuzuar per krime

Nga data 6-9 eshte bere i mundur edhe ndalimi i 55 personave te akuzuar per krime te ndryshme nder te cilet 23 persona jane arrestuar pasi kane qene ne kerkim

Policia ne qytetet me te madha te vendit brenda tri diteve te fundit ka ndermarre nje sere operacionesh te cilat kane sjelle edhe shoqerimin ne polici te disa personave. Prej ketyre personave te shoqeruar eshte bere edhe arrestimi i disa prej tyre per krime te ndryshme. Ndalimi i tyre eshte bere vetem pas verifikimit ku ata kane rezultuar si te dyshuar apo si persona te shpallur ne kerkim. Gjithashtu ne te njejten situate eshte paraqitur edhe Policia Rrugore e cila ka bllokuar 170 automjete per mangesi apo shkelje te ndryshme ne dokumentacion. Efektivet e rrugores keto dite kane ndermarre edhe masa me te ashpra ndaj drejtuesve te mjeteve. Keto operacione kane ardhur fale venies ne zbatim te nje plani masash nga ana e Policise se Shtetit. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj u shpreh se zbatimi i ketij plani masash do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim me qellim rritjen e sigurise dhe jetes se komunitetit si dhe venien para drejtesise te autoreve te veprave penale.

Plan veprimi

Per te rritur efikasitetin e strukturave te parandalimit te ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet Policia e Shtetit ka ndermarre nje plan veprimi i cili sipas policise do te siguroje me shume siguri. I miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ky plan veprimi ka detyra konkrete per te gjitha strukturat e policise ne nivel qendror dhe vendor. Ai konsiston ne verifikimin e te gjithe personave te cilesuar si te dyshuar per krimet qe ata mund te kene kryer. Fale ketyre masave vetem ne tri ditet e fundit nga ana e efektiveve te Policise se Shtetit jane vene ne pranga 55 persona te akuzuar per krime te ndryshme. Nderkohe qe fale ketij plan veprimi te ndermarre nga Policia e Shtetit eshte bere i mundur edhe arrestimi i 23 personave te shpallur ne kerkim. Nderkohe mesohet se pas verifikimit te shenjave te gishtave eshte bere i mundur edhe zbulimi i disa rasteve nga te cilat jane kapur ne flagrance 37 autore te veprave te ndryshme penale. Gjate ketyre shoqerimeve qe jane bere ne qytetet me te medha te vendit fale ketij plan veprimi te ndermarre nga ana e Policise se Shtetit eshte bere i mundur edhe bllokimi i 16 armeve zjarri te llojeve te ndryshme te cilat mbaheshin pa leje. Por nuk jane bere vetem shoqerime te njerezve ne komisariatet e vendit jane shoqeruar per shkelje te konstatuara edhe 196 automjete ndersa ne 331 raste te tjera policia ka ndermarre vetem masa administrative ndaj drejtuesve te mjeteve.

Policia Rrugore

Masa te rrepta ka ndermarre edhe Policia Rrugore ndaj shkelesve te Kodit Rrugor. Gjate kontrollit qe efektive te ketij seksioni kane kryer per zbatimin e rregullave te Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve te automjeteve jane vendosur 7.410 masa administrative gjobe per shkeljet e konstatuara. Nderkohe qe ne 102 raste masat kane qene me te ashpra ndaj shofereve te mjeteve atyre u eshte hequr leja e drejtimit. Kjo mase e rende eshte marre si pasoje e perdorimit te pijeve alkoolike te ecjes me shpejtesi tej normave te lejuara apo edhe per shkelje te tjera te renda ne kundershtim me normat e Kodit Rrugor. Gjithashtu jane bllokuar 170 automjete dhe jane konfiskuar 4 te tjera te cilat kane pasur mangesi apo shkelje te ndryshme ne dokumentacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›