E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Beqja CEZ vjedhje me faturat

Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja akuzoi diten e djeshme korporaten CEZ Shperndarje per abuzime te kesaj te fundit me konsumatoret ne lidhje me konsumin e energjise. Sipas tij familjet dhe bizneset shqiptare po vidhen duke iu rritur sasine e konsumit te energjise elektrike pa asnje motiv dhe me shkelje te renda ligjore. Eumlshte vene re se ne fund te nentorit CEZ ka faturuar shume energji me nje perkufizim energjie te pamatur. Une kam faturen e nje biznesi qe thote energji e pamatur 20 mije kilovate qe e con faturen ne 3 milione leke te vjetra. Kam edhe faturen e nje familjari qe i cojne 4 mije kilovate energji te pamatur. Ne shkrimet qe ka fatura thuhet se energjia e pamatur eshte sipas shtojces shikoj kodin e matjes dhe ne pasqyren e lendes thuhet nuk ka shtojce - ka treguar Beqja. Gjithashtu deputeti socialist denoncoi si vjedhje te konsumatoreve edhe faturimin e energjise me shume se 30 dite. Kam nje fature qe ka faturuar nga 15 nentor ne 23 dhjetor. Nese eshte energjia me dy fasha mund ta rrisesh energjine mbi 300 kilovate dhe ja cfare thote kreu i ERE ne mbledhjen e komisionit parlamentar Faturimi mbi 30 dite eshte vjedhje - u shpreh Beqja. Per te gjitha keto deshmi deputeti socialist deklaroi se do ti drejtohet prokurorise per te denoncuar vjedhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›