Banda e Durresit deshmia Pashe vrasesin e Ed Ongarit

Deshmitari Bik Qorri mohon te jete ndonje nga te pandehurit. I penduari Coli identifikoi Klodian Saliun si autor te krimit
Procesi gjyqesor ne ngarkim te Bandes se Durresit ka vijuar dje me dy deshmitare konkretisht me episodin kriminal per vrasjen e Ed Ongarit nga Banda e Durresit kur funksiononte bashke. Seanca do te mbyllej vetem me dy deshmi ate te Adriatik Hases dhe Osman Bekocit pasi gjate momentit te pushimit nuk eshte ndier mire njeri nga avokatet dhe se avokatit Ilia i duhej te largohej per nje tjeter gjyq duke shtyre ne kete menyre gjyqin per diten e enjte. Njeri nga deshmitaret ka qene duke kaluar te lokali ku u vra Ongari. Lulezim Berishen Plarent Dervishin Indrit Taullajn e Adriatik Colin i njoh. Te ndjerin Klodian Saliu e kam njohur dhe kam pas muhabet me ate me shume. Edhe Eduart Ongarin e kam njohur se e kam pas ne lagje. Eduart Ongari eshte vrare perballe shtepise time ne nje lokal ne verande ku ishte ulur me disa persona. Une ne hyrje te lokalit e pershendeta pasi e njihja dhe kisha muhabet dhe meqenese ishte me shume persona nuk u ula vetem e pershendeta. Hyra ne lokal bleva cigaret dhe sapo dola te dera dhe po behesha gati te pres nusen me vajzen qe do zbrisnin aty te tavolina qe e kisha rreth 2 metra u afrua nje djale rreth 1.70 pak i shendoshe dhe me floket e zeza si kacurrela. Ai u afrua te tavolina nxori nje arme qe nuk ishte kallashnikov dhe tha dicka si fjalen Mos levizni dhe shkrepi armen me bresheri drejt Eduart Ongarit. Te gjithe iken nga tavolina dhe mbeti i vrare vetem Ongari. Personi qe qelloi u largua ne drejtim te Stadiumit ne kembe duke ecur me vrap te shpejt dhe pak metra me tutje e mori nje motor dhe u largua. Ai qe qelloi nuk ishte Adriatik Coli. Ne Durres nuk dihej se kush e vrau edhe pse diskutohej shume - tha para gjykates deshmitari Adriatik Hasa i njohur ndryshe me pseudonimin Bik Qorri dhe i denuar per trafik droge me 7.5 vjet burg dhe qe po vuan denimin ne burgun e Peqinit. Por nderkohe qe deshmitari nuk identifikoi asnje nga te pandehurit ai autor te krimit i penduari Adriatik Coli ka rrefyer me detaje momentin e krimit pasi edhe vete ka qene pjesemarres ne te.
Vrasja e Ed Ongarit
Referuar deshmise se Colit para gjykates ka qene korrik i vitit 1999 kur i penduari ka shkuar ne shtepine e Lul Berishes ku kishte gjetur Jul Mecen dhe Plaurentin. Luli u kishte thene qe te merrnin dy armet Skorpions dhe nje Kallash qe Coli i kishte mbrapa ne bagazh si dhe nje paruke te kuqe pasi do te vrisnin Ed Ongarin. Mora edhe nje Mercedes-Benz 240 qe ma dha Luli per ta perdorur per vrasjen. Kete makine ai nuk e ka perdorur me pare. E kam pare vetem ate dite qe e mora une. Pas nje ose dy ditesh Plaurenti Luli Indriti dhe Klodi ishin tek shtepia e motres se Lulit e cila ndodhet ne kryqezim tek Muzeumi ne nje pallat ne katin e peste. Me mori Luli ne telefon dhe me tha Merr makinen nje Skorpions e Kallashin dhe hajde tek Pesekateshi ne hyrje te lagjes. Shkova aty dhe gjeta Lulin Klodin dhe Indritin. Hipem te katert tek Benzi jeshil. Luli hipi ne timon Klodi ne vend te pare kurse une me Indritin u ulem mbrapa. Ne ate moment Luli vuri paruken e kuqe ndersa Klodi vendosi kapelen dhe u nisem. Skorpionsin e mori Klodi ndersa Kallashin e kishim une dhe Indrit Taullai ne sediljen e pasme. U nisem dhe kur u afruam tek lokali Luli me tha qe te zbrisja dhe te shikoja sa vete ishin dhe tia beja me shenje. Une zbrita nga makina dhe u afrova pashe qe jashte lokalit ishin ulur te karriget Edi me dy veta te tjere. Une i bera shenje Lulit me gishta dhe i thashe qe jane tre veta Edi me dy te tjere duke pire kafe. Ne ate moment zbriti Luli me paruke te kuqe ne koke dhe me kallash ne dore ndersa Klodiani kishte vene kapelen e zeze prej meshini me strehe para dhe Skorpions ne dore. Ata u afruan anes se murit qe te mos i shihnin dhe dolen perballe me tavolinen. Klodi e qelloi nga afer Edin me bresheri. Edi ra permbys siper tavolines. Ata hipen ne makine dhe u larguan ndersa une ika ne kembe ne shtepi - ka treguar Coli shume seanca me pare.