E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjet nga vrasja e Xhindit familja Heshtja e shtetit na fyen

U mbushen dy vjet nga vrasja e e deputetit socialist Fatmir Xhindi vrasje e ndodhur ne dere te shtepise me 2 maj 2009 vetem nje muaj para zgjedhjeve por qe ende nuk i dihen autoret. Diten e hene te afermit e tij prisnin njerezit per ngushellim ndersa sot pritet te behen homazhe prane bustit te tij te vendosur 20 dite me pare ne qender te qytezes se Roskovecit. Djemte bashkeshortja si dhe vellai i tij i madh shprehin edhe nje here indinjaten per moszbardhjen e ngjarjes teksa kerkojne drejtesi per te afermin e tyre.
Xhemil Xhindi Sot dje u mbushen dy vjet nga vrasja e tim vellai. Nuk pres asgje nga ky shtet. Ardhja e kryeministrit diten qe ndodhi ngajrja na ngrohu. Ai tha se gjithcka do te zbardhet. Gjate ketyre dy viteve kane ndodhur shume gjera por ai nuk ka reaguar me. Po donte kryeministri mund ta zbardhte ngjarjen ne 24 ore. Por sa na ndihmoi shteti Aq sa mua me hoqen nga puna ne ndermarrjen e rrugeve sepse isha vellai i Fatmirit. Nuk kam cte them me per ndonje shprese apo ndihme nga qeveria. Per ne eshte kot pasi premtimet e tyre nuk u mbajten.
Xhemile Xhindi shte nje plage shume e madhe e cila eshte e veshtire te sherohet. Ai nuk kthehet me por ne ia ndiejme mungesen shume. Nese nuk gjehen fajtoret kjo brenge do vazhdoje gjithe jeten. Ne e dime se shteti eshte fajtor sepse nuk na ka dhene asgje asnje shprese. Po te duan ata e verteta del. Te vritet deputeti ne dere te shtepise eshte e rende per te gjithe. shte e veshtire te jetosh pa kryefamiljarin. Keto dy vjet kemi jetuar me sakrificat tona. Nga shteti duam thjesht te zbardhe vrasjen asgje tjeter.
Anduel Xhindi punon si menaxher ne nje lokal Babai na ka mesuar ti bejme balle jetes e tia dalim vete mbane. Na mungon prania e tij dashuria fjalet. Sot pas dy vjetesh nuk kemi me shprese per gjetjen e vrasesve. Ka nje heshtje nga shteti. Ndihemi te fyer nga kjo gje. Jo vetem ne por te gjithe ata qe e deshen dhe respektuan.
Deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra me 2 maj te vitit 2009 ne deren e shtepise. Pavaresisht premtimeve per zbardhjen e menjehershme te ngjarjes vrasja eshte ende enigme.
K.Thana

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›