E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foli kunder kandidatit demokrat pushohet nga puna roja

Nje roje ka mesuar largimin nga puna pasi foli ne nje takim elektoral te Qazim Sejdinit kunder ministrit Imami deputeteve dhe sidomos kandidatit Durim Hushi. Beqir Rroseni prej 30 vjetesh roje eshte lajmeruar me telefon 48 ore pasi kishte shprehur mendimin e tij ne takimin elektoral. Ai njihet si i majte dhe si pjesemarres ne protesten e 21 janarit. I gjendur pa pune ai ka reaguar publikisht duke e quajtur largimin e tij te padrejte. Fola gjate nje takimi ne lagjen Luigj Gurakuqi ku merrte pjese kandidati per bashkine Qazim Sejdini dhe midis te tjerave thashe Arben Imami Bylykbashi dhe Durim Hushi koken e kane ne Tirane trupin ne Krrabe dhe kepucet ne Elbasan. Ne elbasanllinjte kemi intelekt vete dhe nuk kemi nevoje as per kepuce dhe as per lustraxhinj. Vetem keto fjale bene qe 48 ore me pas te me marre ne telefon shefi im dhe te me thote qe jam i pushuar. Pasi u interesova per shkakun me tha se u largove pse fole ne lagje kunder Durim Hushit dhe per bindjet politike te majta. Ja vetem per kete me hoqen nga puna. Ne qofte se ky shtet heq nga puna edhe rojet private do te thote se ky shtet nuk funksionon si duhet. Punoja ne nje firme private qe varet nga nje firme nga Tirana prej disa kohesh qe administron spitalet. Rroseni thote se eshte shprehur kunder politikes aktuale pasi ai eshte pjesemarres edhe ne protestat qe organizoi PS. Une jam rrit me Durim Hushin dhe e respektoj por bindjet e mia politike nuk i ndryshoj. Kam qene ne te gjitha protestat e PS ne 21 janar ne Tirane e ne Korce. Ai shprehet se reagoi ashtu ne takimin elektoral pasi ishte tek ata 321 protestues qe Imami i quajti lafarake. Ne - tha ai - nuk jemi me precedente mjafton te verifikohet kjo gje. 21 janari ishte i stisur dhe kjo kuptohet shume mire. Rroseni thote se do ti duhet te kerkoje pune pasi ne kete moshe nuk mund te beje gje tjeter. B.Nergjoni

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›