E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyert jane te hapura kush punon per LSI punon per Integrimin

22-11-2010 / Gazeta 55

Ilir Meta ftese publike socialisteve te vertete

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ftoi dje publikisht simpatizantet e vertete te Partise Socialiste te cilet aktualisht ndjehen te fyer dhe te perjashtuar nga linja aktuale politike e kesaj force te anetaresohen ne Levizjen Socialiste per Integrim si streha e vertete e socialisteve dhe e te majteve.
Gjate nje takimi te zhvilluar me anetare te LSI-se ne qytetin e Lushnjes duke iu referuar rikthimit te Sanxhakut u shpreh se LSI-ja eshte parti e hapur dhe kushdo qe deshiron te kontribuoje per Integrimin e vendit eshte i mirepritur ti bashkohet LSI-se. Sepse sipas Kreut te LSI-se kush punon per LSI-ne punon per Integrimin e vendit.
Ndersa nga ana e tij Sanxhaku duke falenderuar Meten per pranimin e tij serish ne LSI dhe sikurse u shpreh vete ai largimi i tij nga kjo force erdhi si rrjedhoje e keqkuptimit nga te deleguarit e Kryesise theksoi se nuk mund te kontribuonte ne nje parti tjeter e cila punonte kunder interesave te Shqiperise dhe shqiptareve.
Mendoj se eshte rezultat i nje reflektimi. Ne fund te fundit ajo qe ka ndodhur ka qene nje aksident ka qene kryesisht rezultat i mosmarreveshjeve te ketyre perfaqesuesve te LSI-se se Lushnjes me te deleguarin e kryesise se asaj kohe. Keto ceshtje tashme mendoj se jane tejkaluar dhe une me mire se vete Sanxhaku nuk mund ta shpreh. Jo vetem per te gjithe keto anetare te cilet rikthehen ne LSI por edhe per te gjitha ata te cilet vijne ne LSI dhe ju vetem pak dite me pare keni pare ne Lushnje se si dhjetera anetare te rinj u bashkuan me LSI-ne qe duke kontribuar per LSI-ne te gjithe njekohesisht kontribuojne edhe ne integrimin evropian te vendit per zhvillimin dhe prosperitetin e Shqiperise te Lushnjes dhe te gjitha komuniteteve. Eumlshte nje force shume pozitive me energji vetem pozitive per nje politike konstruktive per nje politike pro europiane te Shqiperise. Dhe natyrisht nje force e tille nuk mund te jete ndryshe vecse nje parti e dyerve te hapura per te gjithe ata qe duan te kontribuojne u shpreh Meta.
Zevendeskryeministri dhe njeherazi ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta perforcoi qendrimin e forces politike qe drejton se do te bashkepunoje ngushtesisht me Partine Demokratike per te promovuar koalicionin e Integrimit si linjen adekuate qe do ti sherbeje interesave te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ai mohoi kategorikisht cdo forme aleance apo bashkepunimi me Partine Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore. Koalicioni i integrimit eshte gjithnje ne thellim sepse i pergjigjet aspirates se gjithe qytetareve shqiptare per nje zhvillim dhe integrim me te shpejte te vendit. Koalicioni i integrimit arriti suksesin me te madh duke realizuar heqjen e vizave per te gjithe shqiptaret brenda ketij viti sikurse ka qene premtimi perpara Krishtlindjeve dhe natyrisht qe ne zgjedhjet e ardhshme vendore Koalicioni i Integrimit do te realizoje nje fitore plebishitare sepse shqiptare duan te ecin drejt Evropes dhe nuk duan te kthehen drejt 1997 sikurse kercenojne disa perfaqesues te papergjegjshem te opozites aktuale deklaroi me tej kreu i LSI-se Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›