Dyfishimi i investimeve ka rritur ekonominë shqiptare
Autori i Lajmit: red.
"Shqipëria renditet ndër vendet e para të rajonit për sa i përket rritjes ekonomike", - ka vlerësuar në raportin e fundit FMN dhe Banka Botërore. Këto dy institucione, kanë vlerësuar se "Shqipëria ka bërë hapa progresive në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe do të ketë rritje ekonomike të mëtejshme". Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër vendet e para në krahasim me vendet e tjera të rajonit për sa u përket shifrave të rritjes ekonomike. "Mali i Zi, Shqipëria dhe Rumania janë vendet që kanë rritjen me ritme të larta të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor", - vëren ky raport. Sipas shifrave të botuara, në përgjithësi, ritmet e zhvillimt të vendeve të këtij rajoni, janë më të larta se më parë. Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë të jenë në të njëjtat ritme zhvillimi, sipas parashikimeve të FMN-së, ndërsa Serbia, Sllovenia, Kroacia, etj, kanë shënuar rënie. Ekspertë të këtyre dy institucioneve ndërkombëtare financiare, vërejnë se "kjo rritje ekonomike në Shqipëri, ka ardhur për shkak se tek ne, kërkesa e brendshme për konsum është mbështetur fuqimisht në rritjen e kreditimit për ekonominë". Anëtarësimi në BE dhe hapja e ekonomive rajonale në kuadër të globalizimit, i kanë vënë vendet ballkanike përballë një konkurrence të fortë, ndërkohë që mundësitë për të përfituar, janë rritur. "Rritja ekonomike në Shqipëri u mundësua nga dyfishimi i rritjes së investimeve, mbështetur dhe nga zgjerimi i shpejtë i kredive nga bankat. Në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të ketë rritje të shpejtë ekonomike edhe në vitet në vijim", - vëren raporti i fundit i FMN dhe Bankës Botërore.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008