Karburanti, aparati që kursen 10 në 100 litra
Autori i Lajmit: red.
Një kompani shqiptare së fundi, afron një mundësi më shumë për kursimin e karburanteve dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet hidrokarbure, që janë rritur akoma më shumë në këto ditë të nxehta vere. Produktet më të reja amerikane në fushën e kursimit energjitik dhe ruajtjen e mjedisit, kryesisht në fushën e karburanteve, i ka futur në Shqipëri distributori ndërkombëtar "Gefir Technology" sh.p.k. Produkti më i ri, ka si veçanti eskluzive, aparatin "FIR Fuel Activator teknologji USA", i njohur në të gjithë botën, që përmes rrezatimit "Infra të Kuqe" në hidrokarburet, kursen 10-15% karburant, rrit fuqinë motorike dhe ul ndikimin në mjedis nga gazrat e shkarkimit me 40%. Ky aparat futet në të gjithë motorat me djegie të brendshme, si benzinë, Diezel, Gaz, GPL, Metan, në të gjitha llojet e automjeteve, si vetura, kamionë, eskavatorë, makinat bujqësore, të ndërtimit, barkat e lundrimit, gjeneratorët elektrikë, etj. Ky aparat, i certifikuar nga Agjencia për mbrojtjen e Mjedisit në SHBA, tashmë është prezantuar në të gjithë botën. Aparati "FIR Fuel Activator teknologji USA", përveç kursimit 10-15%, afron një nivel të uljes së gazrave ndotëse nga Diezel deri në 40%, rrit rendimentin dhe performancën e motorit, etj. Mjaftojnë vetëm 100 litra karburant për të mbushur serbatorin, dhe kursehen 10 litra. Aparati me çmim 70 euro, vetëshlyhet nga autoveturat për 2 muaj, për veturat personale për 6 muaj, për kamionet TIR, 1-2 muaj, etj. Në Shqipëri këtë teknologji të re e kanë marrë disa prej kompanive më të mëdha të transportit, si "Shega Trans", Parku i autobusëve urbanë në Vlorë, shoqëria LUNA", etj. Ky produkt ka filluar të tregtohet dhe në vendet e rajonit, si në Greqi, Maqedoni, Bullgari, etj.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008