E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosh: Votimi familjar, te marre fund me 28 qershor

Rozeta Rapushi

Vetem pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, beri thirrje qe ne asnje rast te mos lejohet me, votimi familjar. Votim sipas se cilit, nje anetar i familjes jep voten ne emer te te gjithe pjesetareve te tjere. Duke u mbeshtetur ne eksperiencat e meparshme zgjedhore ne Shqiperi, ku ne jo pak raste ne zonat rurale, kryefamiljari votonte per te gjithe pjesetaret e tjere te familjes, Bosh, theksoi se nje fenomen i tille nuk duhet te ndodhe me. Ne ceremonine e diplomimit te grave per projektin "Rritja e rolit te gruas ne qeverisje 2009-2011", organizuar nga OSBE ne bashkepunim me Ambasaden e Mbreterise se Holandes dhe ate te Suedise, Bosh kerkoi zgjedhje te lira, te ndershme dhe demokratike. "Votimi familjar, menyra e votimit sipas se ciles nje anetar i familjes voton ne emer te te gjithe familjes, ose sipas se ciles burri dhe gruaja hyjne se bashku ne kabinen e votimit, nuk duhet toleruar me, sikunder ka ndodhur ne zgjedhjet e kaluara", kerkoi Ambasadori i OSBE-se. Sipas tij, justifikimi i kesaj sjelljeje, duke e etiketuar thjesht si pjese e 'kultures shqiptare' nuk vlen me per vitin 2009. "Per te treguar se faktoret politike shqiptare jane serioze ne arritjen e ambicieve te tyre te integrimit, sidomos tani si nje shtet anetar i NATO-s, atehere ata duhet te dalin me nje qendrim publik te patundur e te vendosur per te denuar praktika te tilla", vijoi Bosh. Nga ana tjeter, Ambasadori i OSBE-se, gjeti vendin te beje edhe nje here thirrje, per te gjithe zgjedhesit shqiptare qe te aplikojne per kartat e identitetit, si dhe te terheqin ato qe tashme jane prodhuar nga kompania edhe gjenden ne zyrat e gjendjes civile. Ne ceremonine e djeshme, u shperndane 50 certifikata per grate shqiptare, qe moren pjesen ne projektin e OSBE-se per rritjen e rolit te grave ne qeverisje. Ne kuadrin e projektit te qeverisjes, 50 gra ne mbare vendin dhe nga i gjithe spektri politik ndoqen trajnime ne avokim, te foluren ne publik, zhvillim mesazhi, marredheniet me mediat, debate publike, takime me zgjedhesit dhe vendim-marrje efektive. Keto kishin per synim te rrisnin aftesine e tyre per te vepruar si nje force efikase, lobuese dhe per t'i pergatitur per diten e zgjedhjeve. Realizimi i ketij projekti pasoi miratimin e ligjit per "Barazine Gjinore" dhe te Kodit Zgjedhor, te cilet parashikojne nje kuote prej 30 % per pjesemarrjen e grave ne te gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqesore. Bosh, theksoi se ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009, si tregues per proceset integruese te Shqiperise ne familjen evropiane, pjesemarrja e grave ne proceset zgjedhore dhe rritja e numrit te tyre ne politike, jane faktore te rendesishem per hartimin e strategjive te zhvillimit kombetar, per permiresimin e cilesise se qeverisjes, per forcimin e shtetit te se drejtes, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›