E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishohen veprat penale kundër mjedisit, Prokuroria: Prerja e pyjeve kritike

TIRANE - Veprat Penale kundër mjedisit janë dyfishuar gjatë vitit 2011, por nga ana tjetër është ulur numri i personave të pandehur për këto vepra penale.

Sipas një analize të Prokurorisë së Përgjithshme, në të gjithë vendin rezulton se ne këtë grup veprash penale, ku përfshihen ndotja e ajrit, e ujit, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve, etj.

Peshën kryesore e zë prerja e paligjshme e pyjeve, për të cilën janë konstatuar 172 raste në të gjithë Shqipërinë me 108 të pandehur. Qarqet me problematike ku konstatohet një rritje kritike e prerjes se paligjshme të pyjeve janë Elbasani me 56 raste, Korça me 32 raste, Pogradeci me 16 raste, si dhe Dibra me 13 raste.

7 herë më shumë se viti 2010 janë prerë drurë dekorativ dhe frutorë përgjatë vitit 2011 në të gjithë vendin. Sipas Prokurorisë, faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kësaj vepre penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marre si të pandehur dhe niveli i lartë i papunësisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›