E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë shpejt abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Ministria e Arsimit bëri me dije se më datë 3 prill është afati i fundit për të gjitha shtëpitë botuese për të dorëzuar variantet e tyre. Në garë janë 13 shtëpi botuese, nga të cilat do të zgjidhet vetëm një, për të botuar tekstin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Teksti i Abetares do të ketë një standard të njëjtë gjuhësor dhe pavarësisht varianteve që do të konkurrojnë, vetëm një abetare do të shpallet fituese nga komisioni i vlerësimit. 

Pas afatit të vendosur, fituesi do të shpallet në fund të muajit prill dhe fëmijët shqiptarë të të dy republikave, do e nisin vitin e ri shkollor me Abetaren e përbashkët. Kjo abetare do t’i bashkëngjitet tre abetareve ekzistuese alternative në Shqipëri, të cilat përzgjidhen çdo vit nga mësuesit, ndërsa në Kosovë do të jetë e vetmja.

Abetarja unike me titullin "Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë" do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.  Unifikimi i teksteve shkollore është nisëm mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore./Start/

                                                                                             2012-03-25 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›