Në qytetin e Kukësit uji i pijshëm është i ndotur

Ditët e fundit, uji ka ardhur madje edhe i turbullt. “Për kontrollin e situatës janë shtuar ndjeshëm analizat e ujit në të 15 pikat fundore të tij. Nuk rezulton se ka ndotje bakteorologjike, ndërsa analizat fizike japin të qartë turbullimin e ujit të pijshëm”, thotë përgjegjësi i zyrës së higjienës në drejtorinë rajonale të shëndetësisë Neritan Biba. Sipas tij, një situatë e tillë është pasojë e shkrirjes së shpejtë të dëborës afër vendburimit në zonën e Kolosjanit, gjë që ka rritur infiltrimin e ujit duke sjellë edhe turbullimin e tij.
Shqetësimi te konsumatorët është i madh, ndërsa nga specialistët e shëndetësisë është kërkuar rritja e ndjeshme e hedhjes së klorit. “Aktualisht hidhet 0,6 miligram klor për një litër ujë, nga 0,2 miligram klor për një litër ujë që ishte vetëm disa ditë më pare”, thotë Biba. /Start/
2012-03-25 09:55