Kupë e zbrazur dhe mbeturina...
Përfunduan ato që mund të quheshin si ndeshjet më të forta e më të vështira për Kupën e Shqipërisë
në futboll, pra ato të luajtura në grupe, por ndryshe nga ato që shohim nëpër vende të tjera, mbushur plot atmosferë festive spektatorësh, këto tonat nuk patën asnjë interesim dhe cilësi të shfaqur në fushën e lojës, veçse sollën edhe më shumë boshllëk nëpër stadiumet ku u zhvilluan, shoqëruar ndërkohë me mjaft zhurmë e mjegull thashethemnajash. Ashtu si në disa gosti a dasma në mbarim të të cilave pamja e tavolinave të papastruara plot kupa e gota pijesh të zbrazura, si dhe mbeturina ushqimesh hedhur dosido, i bën shoqëri edhe mjedisi përqark, që zien nga sherret e qejfmbetjet tipike për ne, po kështu edhe këto ndeshjet e futbollit, të mbyllura në mesjavë për Kupën, të njëjtën shije të papëlqyeshme na lanë. Pa asnjë mbresë nga ato që në sport janë të zakonshme, këto ndeshje që zgjatën aq shumë, me demek se do t’i shtonin jetën këtij futbolli, në fakt shtatanik, nuk mundën të nxisin as edhe atë pak shpirt gare që rëndom shihet edhe tek lojërat e sajuara të fëmijëve nëpër rrugica lagjesh. Më thoni në se ju kujtohet ndonjë ndeshje e tillë, që mund të mbahet mend nga këto të kupës sonë të futbollit, e veçantë për nga cilësia apo niveli i kënaqshëm, shfaqur në fushën e lojës? Po ndonjë tjetër, ku mund të ketë spikatur një garë e ashpër për kualifikim? Në fund të fundit, në këto elementë të paktë, por domethënës të argëtimit dhe emocioneve janë mbështetur themelet e sporteve që nga lindja e tyre, gjë që më parë shiheshin edhe në ambientet tona sportive, por jo sot, kur këto gjëra esenciale nuk u panë aspak në ndeshjet për të cilat po flasim. Ose, më thoni ndonjë gjë tjetër, që mund t’mos e kemi vënë re, a ju vjen ndërmend ndonjë nga këto ndeshje, ku spektatorët të kenë vërshuar nëpër stadiume? Jo, asgjë nga të gjitha këto nuk u pa, duke e zhveshur edhe më keq se ç’është këtë futbollin tonë shkatarraq. Por, t’mos i hyjmë në hak gjendjes që po përshkruajmë, sepse kishte ca gjëra që s’mund të anashkalohen, nga ato që i shohim shpesh edhe në kampionatin në vazhdim dhe që në fakt nuk i shtojnë vlera, por e njollosin edhe më shumë futbollin, si dhunim arbitrash e trukime rezultatesh, shfaqje këto që në mjedisin tonë sportiv tashmë janë kthyer në modë!
Që t’mos duket se gjithë këtë paraqitje, aspak të këndshme për ndeshjet në grupe të Kupës së Shqipërisë në futboll, po e paraqes në pozitat e një “kritizeri”, siç përpiqet dikush të më etiketojë kur më duhet të pohoj të vërtetat e hidhura të kësaj gjendjeje tek ne, jam i detyruar t’ju tërheq edhe njëherë vëmendjen rreth asaj që shihet nëpër fushat e vendeve të tjera. Ja, më thoni ju, a mund të bëhet ndonjë lloj krahasimi, sado i vagëllt, i këtyre ndeshjeve tona të kupës me atë që u pa, p.sh, po në këtë mesjavë, gjithashtu për kupën në Gjermani, ku Borusia e Dortmundit-kryesuese e kampionatit, u ndoq nga mbi 50 mijë spektatorë në stadium, edhe pse u ndesh me një skuadër inferiore të ligës rajonale, të cilën në fakt mundi ta eliminojë me shumë vështirësi vetëm me një gol të minutës së fundit?! Kjo ndeshje, ashtu si dhe mjaft të tjera atje, tregoi edhe njëherë se kjo është klima e vërtetë e futbollit në Gjermani, ku njerëzit mbushin stadiumet për t’u argëtuar, siç ngjet edhe në vendet e tjera, por aspak tek ne, ku edhe një ndeshje mes dy skuadrave më të mira, jo vetëm që braktiset nga spektatorët, por edhe shoqërohet me veprime të pahijshme, si dhe plot përgojime të tilla, që ta pështirosin deri në neveri atë që duhej të ishte një shfaqje. Por, e keqja nuk ndalet këtu, ajo bëhet më e madhe dhe më helmuese, kur e përfshin të gjithë mjedisin. Të mësuar tashmë me historinë e çuditshme armiqësore të marrëdhënieve futbollistike të krijuara në këto vite të fundit mes dy prej qyteteve kryesorë të vendit, Korçës e Vlorës, ç’ka është duke krijuar një pamje ireale të marrëdhënieve të vërteta e tradicionalisht të pastra mes tyre, sikur t’mos mjaftonte e gjithë kjo “humnerë”, disa ngatërrestarë, nga ata që gjenden me shumicë në këtë vend, përpiqen të fusin në të, edhe ndonjë skuadër tjetër, ende të papërlyer nga kjo baltë ngjitëse, siç ngjau me Tiranën gjatë ndeshjes së kupës me Flamurtarin!
Titulli i këtij komenti më erdhi fare natyrshëm, tani që kupa “u zbraz”, dhe sikurse n’ato tavolinat e përmbysura mbas dasmave apo gostish, na mbetet që ta vazhdojmë më tej aktin nëpër stadiume, për t’u marrë me “mbeturinat” e kampionatit, po ashtu të përgojuar e të damkosur si mos më keq...
(er.nu/GSH/BalkanWeb)