E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, arrestohet i riu me arsenal armësh

Në pranga përfundoi shtetasi Sajmir Lala, 29-vjeç, banues në fshatin Qafë-Murrë, komuna Muhurr të rrethit Dibër.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij nga forcat e Komisariatit të Policisë Dibër i janë gjetur dhe më pas i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8040 copë fishek luftarak; 50 copë kallëp lëndë plasëse, tritol; 1 pushkë m-63 si dhe 20 copë kapsolla detonatorë.

Nga ana Specialisteve të Komisariatit të Policisë Dibër u kryen te gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme në ngarkim të të arrestuarit për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”. /Start/
 

                                                                                             2012-03-25 09:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›