Rama: Berisha, kerkon te na percaje
"E djathta me ne krye kryeministrin aktual Sali Berisha, kerkon ta percaje Partine Socialiste". Kjo eshte deklarata e bere mbremjen e djeshme nga kryetari i selise roze, Edi Rama, njekohesisht kandidati per postin e kryeministrit i koalicionit "Bashkimi per ndryshim", nga qytetet i Peshkopise. Ne vijim te turit te tij elektoral., ai kritikoi kundershtarin e tij per politiken qe ndjek dhe ftoi te gjithe qytetaret e Shqiperise dhe mbeshtetesit qe ta lejne politiken e vjeter te se shkuares dhe te kthejne nje politike te re. Sipas kryesocialistit, politika e vjeter e se shkuares ka ardhur ketu, ka shkuar kudo, kryesisht per fushata elektorale dhe gjithe kohen me nje arme ne dore, armen e percarjes, armen e dasise, akuzave, shpifjeve, sharjeve per kundershtaret. Kryetari i Partise Socialiste deklaroi pergjegjesine e patjetersueshme qe historia te mos perseritet. Sipas tij, eshte nje mesim i madh per te kuptuar sa e veshtire eshte jeta e njerezve ne te gjithe vendin dhe sa e gabuar ka qene dhe eshte politika e vjeter e te shkuares, me premtime dhe genjeshtra, te cilat duhet te marrin fund per t'i hapur rruge nje marredhenie te re. "Per te cilen nevojitet nje bashkim i madh i shqiptareve pertej kufijve te partive politike", u shpreh Rama perpara mbeshtetesve. Kryesocialisti beri thirrje per bashkim dhe se te gjithe shqiptaret do te bashkohen ne nje ze te vetem per t'i dhene pergjigjen e duhur kryeministrit ne ikje, Sali Berisha. Me tej ai shprehu sigurine se me Partine Socialiste dhe me te ne postin e Kryeministrit te vendit, nuk do te lejojne korrupsionin qeveritar si paraardhesit e tyre. Duke folur per ceshtjet ekonomike, lideri i selise roze, tha perpara banoreve te Peshkopise se njerezit me te drejte ankohen per kostot e larta te prodhimit, per cmimet e pamundura te karburanteve, per farerat, per pamundesine e tyre per te nxjerre prodhime ne treg. Ai vleresoi se cdo person ne vendin tone kane te njejtin hall dhe kjo sipas tij sherben si nje arsye per tu bashkuar dhe per te larguar kryeministrin e per te hapur nje epoke te re. "Eshte koha per te mos i ngrene me genjeshtrat e politikes se vjeter, per te mos e pranuar me percarjen qe politika e vjeter fut mes nesh", theksoi Rama. Ai gjithashtu permendi plaget e mjerimit shqiptar, varferine ekstreme, degradimin dhe kushtet mjerane te arsimit e shendetesise, analfabetizmin e braktisjen e shkolles, vjedhjet e qeveritareve. Por per te gjitha keto, lideri socialist ofroi zgjidhjen nepermjet programit socialist qeverises dhe shtate prioriteteve te saj, qe sipas tij, u jep zgjidhje nje here e mire ketyre problemeve. Nga veriu i Shqiperise, sikur ne fjalimin e tij te bere dy dite me pare ne Kukes edhe nga qyteti i Peshkopise, Rama permendi abuzimet me rrugen Durres-Kukes, korrupsionin masiv te kthyer ne sistem nga familja Berisha si dhe premtimet e pambajtura te kryeministrit aktual per qarkun e Dibres.