Ambasada Greke: Ne cdo konsullate, lehtesim te vizave
Ambasada greke, permes nje informacion per shtyp, sqaroi dje se ne te gjitha konsullatat e saj ne Shqiperi, po aplikohet lehtesimi i dhenies se vizave per disa kategori qytetaresh shqiptare.
Zyra e shtypit te ambasades se Republikes se Greqise ne Tirane, duke iu referuar lajmit te Agjencise Telegrafike Shqiptare te korrespondentit te Gjirokastres, mbi liberalizim te vizave per kategori qytetaresh nga ana e Konsullates se Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, publikuar dy dite me pare dhe ne "Koha Jone", sqaroi dje se nuk behet fjale per nje proces te liberalizimit te vizave, por lehtesim te dhenies se tyre.
"Si nga ana e Konsullates se Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster ashtu dhe nga ana e autoriteteve te tjera konsullore te Greqise ne Shqiperi, zbatohet qe prej 1 Janarit 2008 Marreveshja e Lehtesimit te procedurave te pajisjes me vize, e cila eshte nenshkruar midis Shqiperise dhe Bashkimit Evropian dhe e cila parashikon nje sere lehtesimesh per kategori te caktuara qytetaresh", - thuhet ne deklaraten e djeshme te ambasades greke ne Tirane. Ajo sqaron se kategorite qe perfitojne lehtesim te akordimit te vizave, jane studente, gazetare, biznesmene, akademike, mjeke etj.
"Vec zbatimit te Marreveshjes ne fjale, per te cilen zbatohet rregullisht qe prej nje viti e gjysme nga te gjitha autoritetet konsullore te Greqise ne Shqiperi, nuk ka asnje ndryshim tjeter, aq me teper nuk shtrohet ceshtje liberalizimi te procedurave te akordimit te vizave", - sakteson ambasada e Greqise ne Tirane.