Dyfishohet shkalla e vdekshmërisë në Moskë

Moskë, 9 gusht - Zyrtari më i lartë i shëndetësisë në Moskë tha sot se shkalla e vdekshmërisë në kryeqytetin e Rusisë pothuaj është dyfishuar pas të nxehtit të paparë. Numri i rasteve të vdekjeve brenda një dite është pothuaj sa dyfishi i vdekjeve të shënuara më parë në këtë periudhë të vitit.
Kreu i departamentit të shëndetësisë, Andrei Selcovski tha se mesatarja në ditë është nga 360 deri 380 vdekje. Mirëpo, tash, si pasojë e të nxehti të madh dhe tymit që ka kapluar Moskën me rrethina, Selcovski tha se numri i të vdekurve në një ditë "është rreth 700 veta".
Komentet e tij e thyen heshtjen e zyrtarëve për efektet që kanë mbi vdekshmërinë vala e paparë e të nxehtit dhe tymi nga zjarret e shumta.