E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, presidenti Santos bën betimin

Që nga dita e shtunë shteti kolumbian pas zgjedhjeve udhëhiqet nga një president i ri i cili ka premtuar luftë ndaj korrupsionit, varfërisë, drogës si dhe ka ftuar grupet rebele të ulin armët dhe të kthehen tek tavolina e dialogut.
Huan Manuel Santos kreu betimin ditën e shtunë ku veç përparësive të qeverisjes së tij në politikën e brendshme premtoi edhe përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me fqinjët, Ekuadorin dhe Venezuelën.
Pas betimit të tij dhe deklaratës për fqinjësi të mirë, kreu i ri i Bogotas ka marrë një ftesë për takim kokë për kokë nga presidenti i Venezuelës Hugo çavez.
Chavez ndërpreu pak kohë më parë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë pas akuzave të kësaj të fundit, ku këmbëngulej se Karakasi strehonte rebelët e FARC-ut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›