Farrow: Campbell e dinte se diamantet ishin dhuratë e Taylorit

Hagë, 9 gusht – Aktorja amerikane Mia Farrow, në seancën e sotme në Gjykatën e Hagës, ku po gjykohet sh-presidenti i Liberisë, Charles Taylor për krime të luftës gjatë luftës qytetare ne Sierra Leone (1992-2002), ka treguar se Naomi Campbell në mëngjes, derisa ishin duke ngrënë, e dinte se Charles Taylor është ai që supermodeles ia kishte dërguar një natë më parë diamantet në dhomë.
“Naomi atëherë më pati thënë se nga mesnata dikush e kishte zgjuar me trokitje në derë. Ishin meshkuj që i kishte dërguar Charles Taylor për t’ia dorëzuar diamantet”, tha në gjykatë Mia Farrow, për të shtuar se manekinia ishte e goxha e ngazëllyer me dhuratën e bërë. Madje, sipas saj, Campbello gjatë atij mëngjesi i kishte thënë se nga Taylori i ka dhuruar një “dimant shumë të madh”. Në anën tjetër, Campbell të premten para po kësaj gjykate tha se kishte marrë dhuratë disa copë të vogla diamantesh të përlyera dhes e në fillim fare nuk e ka ditur se bëhet fjalë për gurë të çmuar.
Si raporton korrespodenti BBC-së nga Haga, zbulimi i hollësive të natës së para 13 vjetëve është shndërruar në arë të fortë. “Mia Farrow në gjykatë filloi duke thënë se ish-lojtari pakistanez i kriketit Imran Kan ishte futbollist, pastaj u habit rreth moshës së djalit të saj 27-vjeçar, i cili në vitin 1997 ishte bashkë me të në Afrikën e Jugut. Kësisoj, dy personalitete (Farrow dhe Campbell) dhanë dëshmi të ndryshme për atë që ka ndodhur në Pretoria atë mbrëmje.
Pas Farrow dhe Campbell në gjykatë do të dëgjohet edhe rrëfimi i Carol White, e cila asokohe ishte shoqëruese e Mias në koncertin humanitar të organizuar nga presidenti i atëhershëm i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, pas së cilës mbrëmje Taylor i ka dhuruar diamante manekines Campbell.
Ish presidenti Taylor është akuzuar se rebelët në Sierra Leone i ka furnizuar me armatim në këmbim të “diamanteve të përgjakshëm”. Ai i ka hedhur poshtë këto pohime. Por, prokuroria e Hagës e akuzon atë se madje edhe i ka udhëhequr rebelët dhe shpreson që me dëshmitë e Naomit dhe Mias do ta lidhë Taylorin me diamantet e përgjakshëm, me të cilët është financuar lufta qytetare ne Sierra Leone.
Shprehja “diamantet e përgjakshëm” ka rrjedhur nga gurët e çmuar që i nxirrnin robërit e luftës në kushte të tmerrshme, ndërsa më pastaj rebelët me shitjen e tyre financonin blerjen e armatimit dhe konfliktet e përgjakshme. Taylor flitet të ishte një prej kryesorëve në tregtinë me diamante të përgjakshme, me të cilët ka financuar rebeluesit në Sierra Leone, e të cilët janë të njohur me vrazhdësitë e mëdha kundër civilëve, me vrasje, dhunime e sakatime të shumta të tyre. Gjatë luftës qytetare 10 vjeçare në këtë vend afrikan janë vrarë të paktën 120 000 veta.