Koreja Veriore vazhdon me provokime

Seul , 9 gusht – Sipas shkrimit të The Korea Herald, Koreja Veriore ka bërë rreth 110 gjuajtje nga armët e artilerisë, të cilat kanë rënë në ujërat verikoreane dhe Koresë Jugore nuk i kanë shkaktuar kurrfarë dëmesh. “Prej orës 5:30 Koreja Veriore brenda tre minutave ka gjuajtur rreth 10 granata në ujërat afër Bangnjeongut, kurse pastaj prej orës 5:52 e deri në 6:14 edhe nja 100 granata të tjera në ujërat afër Jeonpjeongut”. Për këtë arsye ushtria jugokoreane ka forcuar mbikëqyrjen në kufi dhe forcat e saj janë vënë në gatishmëri.
Ky incident vjen pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake jugkoreane dhe stërvitjeve të përbashkëta të tyre me forcat amerikane. Si Koreja Jugore ashtu edhe SHBA-ja kanë pohuar se me këto stërvitje luftarake dëshirojnë t’i dërgojnë porosi Koresë Veriore se nuk do të lejojnë më provokimet e saj.