E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk mund t’i shkruajë e-mail Obamës

Beograd, 9 gusht – Serbia është një nga vendet e rralla në botë, nga ku nuk mund t’i dërgohet e-mail zyrës së presidentit të SHBA-së, Barack Obamës. Në fakt, në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë, në faqen e parashikuar për dërgimin e letrave elektronike Obamës dhe bashkëpunëtorëve të tij, Serbia nuk është në listën e vendeve nga ku mund të bëhet kjo, shkruan gazeta e Beogradit, “Press”.

Procedura për dërgimin e mesazhit presidentit të SHBA-së është në formën, ku kërkohen të dhënat personale, por gjendet edhe rubrika e vendit nga ku dërgohen e-mailet, shpjegon Press.  Megjithatë, Serbia nuk gjendet në listën e shteteve, e as nuk mund të shkruhet emri i vendit.

“Që ironia të jetë më e madhe, në listë gjenden edhe shtetet më të vogla të botës, për të cilat publiku dëgjon vetëm gjatë hapjes së lojërave olimpike, siç janë Suazilandi, Belize...”, shkruan e zhgënjyer “Press”, duke shtuar se Obamës mund t’i shkruajnë pa problem kroatët dhe sllovenët. Serbia, Mali i Zi dhe e BeH nuk mund ta bëjnë këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›