E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mposht kampionët në sfidën me numër 111

ASA (Albania Sport Agency)- Shumë zhurmë në media, shumë pak shikues në stadium, një gol të vetëm dhe tri pikë të radhës për ekipin vendas. Ky ishte bilanci i takimit Partizani-Elbasani, i konsideruar nga të gjithë si më i rëndësishmi i javës së 25 të Kategorisë Superiore.
Partizani meritoi një tjetër tripikësh me kampionin në fuqi, Elbasanin, falë golit të vlonjatit Arbër Abilaliaj, goli i shënuar në minutën e 5 falë asistit të dhënë nga Elis Bakaj. Lojtari i Kombëtares U-21, mesfushorit elegant i Partizanit, Bakaj, kreu disa veprime individuale të bukura në zonën e Elbasanit, përpara se më zgjuarsi t'i kalonte topin Abilaliaj, për të shënuar golin e vetëm të këtij takimit dhe të gjashtin personal. Momenti tjetër i bukur ishte shtylla e goditur nga Gjergji Muzaka, duke shmangur golin e dytë në portën e kapitenit të Elbasani, Elvis Kotorri. Rasti më i mirë i Elbasanit ishte ai i mesfushorit nigerian Abdullah, që nuk mundi të finalizonte nja asist të kroatit Darko Peric. Rast tjetër për miqtë nga Elbasani ishte ai i Kacolles në të 70', por portieri Shehi e devijoi topin në goditje këndi.
Në pjesën e dytë Lika zëvndësoi si autorin e golit Abilaliaj (me Prognin) ashtu dhe pasuesin e topit të golit, Bakaj (me Bulkun). Fundi i takimit solli edhe një tjetër ndërrim taktik për Likën: mesfushori Gjyla i la vendin Alikajt. Dy zëvëndësimet e Gëzdarit: Endri Dalipi në vend të Kacolles dhe Koreshit në atë të Peric, nuk sollën asnjë rezultat. Elbasani pas fitores së bujshme me Besën në javën e 24, iu rikthye humbjes, e dhjeta sezonale.
Ky ishte takimi i tretë ndërmjet tyre dy ekipeve këtë kampionat. Dy ndeshje janë fituar nga Partizani (0-2 në Elbasan dhe 1-0 në Tiranë) e një nga Elbasani (0-1, në Tiranë, në fazën e parë).
Në ndeshjen e ardhshme Partizani është mysafir i Dinamos, ndërsa Elbasani pret Teutën e vendit të dytë.
SFIDË VËLLEZËRISH
E vecanta e këtij takimi ishte përballja midis dy vëllezërve trajnerë: Dashamir Gëzdarit (Partizani), në rolin e ndihmësit të Hasan Likës dhe Edmond Gëzdarit (Elbasanit).
STATISTIKA
Partizani dhe Elbasani janë ndeshur 111 herë midis tyre: 67 takime janë fituar nga të kuqtë, 27 janë mbyllur në barazim dhe 17 janë fituar nga Elbasani. Golat: 203-84.

PARTIZANI-ELBASANI 1-0
Shënues: Abilaliaj 5'
Stadiiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
PARTIZANI: Shehi, Pinari, Beqiri, Tafaj, Hallacci, Gjyla (Alikaj 87'), Babamusta, Dhëmbi, Muzaka, Abilaliaj (Progni 66'), Bakaj (Bulku 61'). Trajner: Hasan Lika
ELBASANI: Kotorri, Mehmetaj, Stojku, Kacollja (E.Dalipi 70'), Sina, Merxha, Nallbani, Abdullah, Peric (Koreshi 57'), Merkoci, Kaci. Trajner: Edmond Gëzdari
Gjyqtarë: S.Cekaj, E.Doda, A.Mali
Kartona të verdhë: Gjyla / Stojku, Sina, Abdullah
Tri takimet sezonale
Partizani-Elbasani 0-1
Elbasani-Partizani 0-2
Partizani-Elbasani 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›