E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Berat, gjyqtari shpëton nga policia

Tomori-Lushnja (3-3) përvec golave të shumtë (6) dhe rrjedhës së shënimit të tyre (kur në minutën e 81' Lushnja kryesoi 3-2) prodhoi tension të jashtëzakonshëm në stadiumin e qytetit të Beratit, ku vendasit të motivuar dhe nga vendimet kontradiktore të gjyqtarit Artan Taullahu e kanë sulmuar këtë të fundit, derisa është dashur edhë ndërhyrja e fortë e forcave të rendit, të cilat e kanë mbrojtur arbitrin nën mburojën e skafandrave. Vendimet e cuditshme të gjyqtarit: njëherë anullimin e golit të tretë të lushnjarëve, cka solli dhe protestat e ashpra të tyre stafit të Lushnjës, dhe më pas rifillimin e lojës nga qendra, provokuan largimin e futbollistëve të Tomorit nga fusha (u kthyen më pas me urdhër të trajnerit Kristaq Mile) por ndezën keqazi tifozërinë e pranishme në stadium. Gjithsesi goli i Beshanakut të Tomorit në minutat e fundit të takimit solli dhe barazimin 3-3, që mbylli dhe pak më "paqësisht" takimin, teksa për të hyrë në dhomat e zhveshjes, gjyqtarit Taullahu iu desh mburoja e policisë.
Në takimet e tjera të Kategorisë së Parë, Pogradeci fitoi 1-0 me Lacin, Bilishti barazoi 0-0 me Adën dhe Sopoti fitoi 2-1 me Erzenin e Shijakut. Java e 20 e Kategorisë së Parë mbyllet me takimet e ditës së diel, Turbina-Skënderbeu, e cila propozon një kryesfidë midis dy kryesuesve të Kategorisë së Parë, por me avantazhin +3 pikësh të Skënderbeut.

KATEGORIA E PARË
JAVA 20
31 mars 2007
Pogradeci-Laci 1-0
Bilisht Sport-ADA 0-0
Sopoti-Erzeni 2-1,
1 prill 2007
Turbina-Skënderbeu
Tepelena-Gramshi
Nuk luhet
Burreli-Besëlidhja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›