Vllaznia zhyt në krizë të plotë Kastriotin

ASA (Albanian Sport Agency)- Vllaznia nuk e pati aspak të vështirë fitoren në shtëpi me Kastriotin, duke e arritur atë qysh në 25 minutat e pjesës së parë.
Mesfushori sulmues Skerdi Bejzade finalizoi në minutën e 4, për t'ia lënë radhën, një tjetër ish-lojtari të Elbasanit, Klevis Dalipit për të kurorëzuar golin e dytë për kuqeblutë e Mirel Josës. Bejzade shënoi golin e tij të pestë me fanëllën e Vllaznisë, ndërsa për Klevis Dalipin bëhet fjalë për golin e shtatë sezonal.
Përpjekjet e formacionit të Petrit Haxhisë ishin modeste deri në përfundimin e 90 minutave nga gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku. Për Kastriotin kjo ishte humbja e dhjetë në transfertë dhe e treta rresht.
Ky ishte dhe takimi i 11 midis dy ekipeve, ku Vllaznia tashmë e sheh veten në kuotën e 6 fitoreve, përkundrejt 1 të Kastriotit (4 barazime).
Vllaznia ruajti hapin e rivalëve të saj, Teutës (vendi i dytë) dhe Partizanit (vendi i katërt), të cilët nga ana e tyre fituan me ekipet kundërshtare.
Gjithsesi java 24 ishte java e fitoreve të ekipeve vendase.
Në javën e ardhshme Vllaznia do të udhëtojë drejt Vlorës për t'u përballë Flamurtarit, ndërsa Kastrioti do të presë në shtëpi Tiranën.
VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-0
1-0 Skerdi Bejzade 4', 2-0 Klevis Dalipi 22'
Gjyqtarë: Janku, Pregja, Miho
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Dy fazat e para:
Kastrioti-Vllaznia 1-1
Vllaznia-Kastriotit 2-1
Vllaznia-Kastriotit 2-0