E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dylan nderohet me Medaljen e Lirisë

Legjenda e rok muzikës, Bob Dylan, novelisti Toni Morrison, dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, janë në mesin e 13 personaliteteve që do të shpërblehen me Medaljen e Lirisë.

Medaljet do t’iu dorëzohet më 29 maj, në Shtëpinë e Bardhë, nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Bob Dylan konsiderohet njëri ndër muzicientë më me ndikim amerikan të shekullit 20.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar listën e plotë të laureatëve. Në mesin e tyre janë edhe ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme amerikane, John Paul Stevens, presidenti izraelit, Shimon Peres, dhe oficeri polak, Jan Karski, që ishte njeriu i parë që dëshmoi për Holokaustin nazist për pjesën tjetër të botës...

Përkundër faktit që Bob Dylan ndodhet në një turne muzikore, pritet që ai të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›