E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinho nuk paguhet, vëllai ‘vjedh’ fanellat

Raporti mes Ronaldinhos dhe Flamengos po përkeqësohet gjithnjë e më tepër. Sulmuesi brazilian nuk është paguar tashmë disa muaj kurse vëllai i tij Ronaldo Assis ka vendosur ti hakmerret klubit në një mënyrë të çuditshme.

Sipas GloboEsporte, Assis ka hyrë në dyqanin e klubit dhe ka marrë me vete rreth 25 fanella të ekipit si dhe gjësende tjera.

Duke dalë nga dyqani, shitësit i kanë dhënë faturën kurse ai thuhet se u është përgjigj me: “Flamengo nuk e ka paguar vëllanë tim andaj nuk do të paguaj as unë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›