Dymbëdhjetë persona të zhdukur nga mbytja e anijes
Tokio - Dymbëdhjetë peshkatarë konsiderohen të zhdukur pas mbytjes së anijes së tyre mëngjesin e sotëm në jug të Japonisë. Rojat bregdetarë kanë filluar kërkimin në shkallë të gjerë për gjetjen e të humburve.
Anija u mbyt në afërsi të portit Hirado të ishullit Kyushu. Sipas rojeve bregdetarë, ajo kishte në bord 22 persona, 12 prej të cilëve rezultojnë të zhdukur. Dhjetë prej peshkatarëve u shpëtuan nga disa të tjerë që ndodheshin pranë zonës, dhe u dërguan menjëherë në spital pa rrezik për jetën.
Shtatë motovedeta dhe dy avionë të rojave bregdetare po përpiqen të gjejnë të zhdukurit.
Agjencia meteorologjike japoneze kishte paralajmëruar për erëra të forta me shpejtësi 65 kilometra në orë në mëngjes.
Dallgë të mëdha prej tre metrash ishin formuar në mëngjes në këtë zonë detare që ndodhet në kryqëzim të Detit të Japonisë me Detin e Kinës Lindore.