Princ Leka ‘zhgënjehet’ me kryeministri Thaçi
Prishtinë-Princi shqiptar, Leka Zogu i Dytë, është shprehur i zhgënjyer në Prishtinë, nga ku po zhvillon një vizitë, pasi babai i tij, pretendenti për fronin mbretëror, Leka i Parë, nuk është pritur në vizitë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh të hënën i zhgënjyer që. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi, deklaroi se Oborri Mbretëror e ka ngatërruar axhendën, sepse vizita ka qenë e parashikuar për të martën dhe jo për të hënën. Ai tha se kjo vizitë mund të mbahet të martën, pa asnjë dyshim.
Trashëgimtari i Fronit Mbretëror të Shqipërisë u shpreh i zhgënjyer që nuk arriti të takohet me Thaçin, edhe pse tha se ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), parti kjo që drejtohet nga Thaçi.
“Unë personalisht kam marrëdhënie të mira me kryesinë e PDK-së, mirëpo më vjen shumë keq që në këtë aspekt kryeministri nuk ka zbatuar dëshirën e të gjithë kryesisë që të mos takojë naltmadhëninë e tij, por shpresojmë se agjenda e tij do të ndryshojë”, tha princi Leka II.
Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit që zhvilloi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, në shtëpinë e këtij të fundit në lagjen “Arbëria”.