Shkrimtari serb që nxit urrejtjen, refuzon mbrojtjen
Beograd - Shkrimtari nacionalist serb, Dobrica Qosiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të mbrojë në gjyq librat e tij dhe as që të angazhojë avokatë, pas akuzave për nxitje të urrejtjes racore, nacionale dhe fetare ndaj shqiptarëve.
Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë mbrëmë mediave serbe, Qosic thotë se nuk ka ndërmend që të mbrojë veprat e tij para gjykatës, duke thënë se lexuesit janë gjykatës dhe avokatë të vetëm të librave të tij.
Ditë më parë dy organizata joqeveritare në Beograd kanë bërë kallëzim penal në gjykatë kundër Qosicit.
Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi kanë paditur Dobrica Qosiqin për shkak të "nxitjes së urrejtjes nacionale, racore dhe fetare dhe mosdurimit", sepse në librin e tij "Kohë e gjarpërinjve" ka paraqitur një sërë fyerjesh në llogari të popullit shqiptar. qik/start