Korea Veriore do të bojkotojë bisedimet
Pas dënimit nga Këshilli i Sigurimit të provës satelitore të koreano-veriorëve javën e kaluar, Korea e Veriut deklaroi se do të hiqte dorë nga bisedimet e gjata ndërkombëtare që kishin si qëllim fundin e programit të saj bërthamor.
Në një qëndrim shumë të ashpër, Korea Veriore bëri të ditur se nuk do të marrë kurrë më pjesë në bisedime dhe se ishte e vendosur ta rikthejë uzinën e saj bërthamore në kapacitet të plotë.
Më herët Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi njëzëri Korenë e Veriut rreth nisjes së raketës me 5 prill, por Këshilli nuk miratoi rezolutën ashtu siç dëshironin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia.
Vendet anëtare ranë dakord që të hartojnë një qëndrim të ashpër me mesazh të qartë për koreano-veriorët.