E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati lista e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë-Në Prishtinë po vazhdon puna për përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Anëtarët e panelit intervistues thonë se procesi po ecën normalisht, dhe tashmë është në përfundim shpallja e emrave të kandidatëve. Sipas pakos së Ahtisaarit, Gjykata Kushtetuese do të ketë 9 gjyqtarë, 4prej të cilëve shqiptarë, 3 ndërkombëtarë dhe 2 minoritarë.

Lutfi Haziri nga LDK-ja, mendon se një nga sfidat në këtë drejtim, do të jetë procesi i përzgjedhjes se kandidatëve dhe votimi i tyre. “Sfida më e madhe për kandidatët ka të bëjë me kriteret shumë rigoroze, Sfidë është verifikimi i kandidaturave para emërimit nga ana e Parlamentit, sepse dy e treta duhet të votohen”, tha Haziri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›