E Diel, 1 Nëntor 2026

Dynden në Shqipëri turistët nga Kosova, radhë në Morinë

Sezoni turistik në Shqipëri ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare Morinë-Vërmicë. Radha e automjeteve ka arritur deri në 5 kilometër, ndërsa policia shqiptare duket se ka ngritur duart, duke u shprehur në pamundësinë e saj për të eleminuar radhët e gjata.
 

Sipas tyre puna vazhdon me 6 sportele, por fluksi nga Kosova për të hyrë në Shqipëri ka qënë i jashtëzakonshëm. Nisur nga pritjet e gjata në radhë, drejtuesit e automjeteve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
 

Pikëkalimi kufitar i Morinë-Vermicë që lidh Shqipërinë me Kosovën vazhdon të mbajë vendin e parë për numrin e hyrje-daljeve të shtetasve, madje me një epërsi të thellë, krahasuar me pikëkalimit e tjera kufitare, duke lënë mbrapa pikëkalime si portin e Durrësit, aeroportin e Rinasit, por edhe vendkalimet kufitare tokësore si ato të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë, në kufi me Greqinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›