E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dyndje pushuesish drejt bregdetit të Lezhës, shqiptarët e Kosovës më besnikët e plazhit

Fundjava e parë e muajit shtator ka nisur me trafik të renduar në rrugët që përshkojnë rajonin e Lezhës. Dyndja e qytetareve kryesisht shqiptareve të Kosovës drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales, ka sjellë vështirësi në lëvizje.

Problematika më e madhe paraqitet në segmentin Milot-Lezhë, ku fluksi i lartë i automjeteve është shoqëruar me radhe kilometrike.

Për të lehtësuar sadopak lëvizjen janë angazhuar një numër i konsiderueshëm efektivesh të policisë rrugore, të cilët janë vendosur në kryqëzimet më problematike, duke orientuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin edhe rrugët dytësore.

Edhe pse kemi hyre ne muajin shtator dhe pavarësisht rënies se temperaturave, plazhet e Lezhës vijojnë të jenë të frekuetuara dhe pritshmeritë janë për zgjatje te sezonit turistik përtej 3 muajve të verës.

Gazetare M. Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›